6.1 C
Pristina
Wednesday, January 27, 2021
Home KËSHILLA Nëse jeni helmuar nga ushqimi, ja si ta merrni veten në kushtet...

Nëse jeni helmuar nga ushqimi, ja si ta merrni veten në kushtet e shtëpisë

Efektet e helmimit ushqimor janë të ndryshme për çdo njeri. Disa përjetojnë ngërçe në stomak, kurse të tjerë diarre dhe të vjella. Gjithashtu mund të përjetohet edhe marrje mendsh dhe dehidratim. Në listën më poshtë do të gjeni ushqimet që janë provuar se u bëjnë mirë personave të helmuar nga ushqimi.

Çaji i mentes

Mentja përdoret shumë në aromaterapi. Vaji i saj ka efekt relaksues dhe qetëson trupin. Kjo cilësi e saj është perfekte  për ata që vuajnë nga helmimi ushqimor, pasi lehtëson spazmat dhe dhimjen. Përgatisni një filxhan të ngrohtë çaj menteje dhe spazmat në stomak do t’ju largohen.

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës në stomak qetëson traktin gastro-intestinal. Ajo ka natyrë alkaline dhe nuk i lejon bakteret të popullojnë stomakun. Është perfekte për të parandaluar edhe shumimin e mikroorganizmave që kanë shkaktar helmimin ushqimor.

Uji

Diarreja është një prej pasojave të helmimit ushqimor. Gjatë kësaj kohe, trupi humbet shumë lëngje dhe dehidratohet. Pirja e sa më shumë uji e ndihmon trupin të hidratohet përsëri. Gjithashtu eliminon toksinat dhe bakteret e tjera që do të përshpejtojnë shërimin.

Karbon aktiv (ushqimor)

Karboni aktiv është ideal për gazrat dhe substancat e padëshëriuara që dëmtojnë trupin dhe ju shpëton prej tyre.

Limoni

Bakteret mund të zhduken në praninë e aciditetit duke përshpejtuar kështu shërimin nga helmimi ushqimor.  Përgatisni një lëng me limon dhe shtoni pak mjaltë ose sheqer. Mund t’i shtoni gjithashtu pak limon çajit.

Mollët

Lehtësojnë urthin dhe parnadalojnë acidin refluks. Mollët përmbajnë susbastnca që shkatërrojnë bakteret shkaktare të diarresë dhe mikroorganizmat që shkaktojnë dhimbje stomaku.

Bananet

Kaliumi ndihmon në lehtësimin e efekteve anësore të helmimit ushqimor. Ndihmon gjithashtu të merrni veten shpejt.

Borziloku

Gjethet e borzilokut të përziera me një lugë gjelle mjaltë janë një trajtim efektiv për infeksionet në fyt dhe stomak. Vetëm pas disa orësh do ta ndieni veten shumë më mirë.

Kumini

Farat e tij qetësojnë lëngjet në stomak. Shtoni disa fara në supë për të përshpejtuar procesin e shërimit.

Xhinxheri

Xhinxheri ka efekte të shkëlqyera kundër sëmundjeve të aparatit tretës. I kombinuar me mjaltin ai është një trajtim i mirë për dhimbjen dhe reduktimin e inflamacionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Kujdes/ Ky është problemi i madh që iu ndodh syve nga telefoni, ja çfarë duhet të bëni

Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...

Poloni/ Heroi shqiptar Skënderbeu në fasadën e Shtëpisë së Artë në Gdansk

“Shtëpia e Artë” (Złota Kamienica) është një nga godinat më të bukura të qytetit Gdanks, në Poloni dhe ka një histori të...

1947: Burgu i Burrelit per rininë ishte edhe një “Universitet”

Nga Fritz RADOVANI1947: Burgu i Burrelit per rininë ishte edhe një “Universitet”Në burg të...

Rapsodia e Drenicës në gurët e varreve të Aqarevës

Haxhi MEHMETAJVarreza e kulturës shqiptare më varret e lashta, ku kryhet varrimi deri në ditët e sotme,...

Recent Comments