6.1 C
Pristina
Friday, February 26, 2021
Home KËSHILLA Nga kafeina rritet sheqeri

Nga kafeina rritet sheqeri

Pa marrë parasysh sa është e ithët kafja juaj, nëse vuani nga diabeti i tipit 2, kafeina mund të rris nivelin e sheqerit në gjak. Po aq e papërshtatshme është edhe ajo nga çaji, pijet joalkoolike, dhe disa tableta për dhimbje të kokës.

Konsumimi i përditshëm i kafeinës në kafe, çaj apo pije joalkoolike tek disa persona që vuajnë nga diabeti i tipit 2, mund të rris nivelin e sheqerit në gjak, kanë vërtetuar rishtazi shkencëtarët britanikë.

Tabletat kundër dhimbjes së kokës, të cilat shpesh përmbajnë kafeinë, gjithashtu paraqesin rrezik për ngritjen e nivelit të sheqerit në gjak tek diabetikët, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët supozojnë se kafeina pengon procesin me anë të së cilit, glukoza nga gjaku vendoset në muskuj dhe në qeliza tjera në trup.

Kafeina mund të rris edhe prodhimin e adrenalinës që gjithashtu është nxitëse për ngritjen e nivelit të sheqerit në gjak.

“Pacientëve të cilët vuajnë nga diabeti i tipit 2 dhe kanë problem me kontrollimin e nivelit të glukozës në gjak, e të cilët njëkohësisht adhurojnë të pinë kafe, këtu e kam fjalën për ata që brenda ditës pinë më shumë se katër filxhanë kafe, u këshilloj të zvogëlojnë dozën dhe të përcaktojnë vet nëse e kanë hetuar dallimin”, këshillon James Lane nga Duke University Medical School dhe shton se tek disa do të pasojnë ndryshime të mëdha.

Cathy Moulton, këshilltare në Qendrën britanike për diabet tërheq vëmendjen se hulumtimi është shumë interesant, mirëpo që mostra e atyre që kanë marrë pjesë në të duhet të jetë më e madhe. Ajo gjithsesi rekomandon hulumtime të mëtutjeshme.

Nëse nuk vuani nga diabeti, ekspertët thonë se nuk duhet të hiqni dorë nga kafeja.

Pirësit e rregullt të kafesë duhet të mbajnë nën kontroll edhe kolesterolin. Është e sigurt që nëse ju pëlqen kafeja, niveli i kolesterolit është i lartë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Kush i nëmi “Bjeshkët e Nemuna”?

Nga: Mehmet EleziSipas njoftimit që dha media kah fundi i gushtit 2013, ato ditë artisti holandez Jaap van’t...

Ja çfarë i konsideronte shqiptarët Adolf Hitler

Lideri nazist i Gjermanisë, shqiptarët i konsideronte për "racë të pastër ariane", për “trima dhe fisnikë”, kurse Shqipërinë e cilësonte "vend të...

Harta greke e gjakut dhe e zjarrit në Shqipërinë e jugut

Ndonjëherë janë bërë polemika në lidhje me krimet greke në territorin tonë gjatë Luftës së Parë Botërore. Grekët përdorin tezën se këto...

Çfarë janë vrimat e zeza dhe si krijohen – Gjithçka që duhet të dini për to

Vrimat e zeza janë një prej gjërave më të çuditshme në ekzistencë, gjithçka për to duket sikur nuk ka fare kuptim, shkruan...

Recent Comments