Në moshën 84 vjeçare ka ndërruar jetë mjeshtri i valles shqiptare Besim Zekthi,njofton InforCulture.info
Artisti Besim Zekthi humbi betejën me një sëmundje të rëndë, në shtëpinë e tij në Tiranë.
Besim Zekthi lindi më 5 shkurt 1936 në Tiranë, kërcimtar, mjeshtër i valles popullore shqiptare, solist i pakrahasueshëm i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, i cili shkëlqeu veçanërisht në vallet e njohura “Vallja e shqipeve” dhe “Festë ka sot Shqipëria” dhe ishte ndër protagonistët kryesorë që i dha Gjerdanin e Artë vendit tonë në festivalin e Dizhonit në Francë në vitin 1970.
Artikulimet për Zekthin janë të shumta, veç morisë së çmimeve, titujve dhe nderimeve, që e kanë ndjekur për katër dekada. Tek ai arti në tërësi dhe vallja në veçanti, kanë skalitur tiparet e një personazhi që rrezaton.
Humbja e tij është humbje e një figure që i dha një kontribut të madh artit shqiptar//InforCulture.Info