Categories: KËSHILLA

Uthulla eliminon shtresat gëlqerore nga dushi

Me siguri e lani rregullisht banjën, mirëpo a ju kujtohet që duhet ta pastroni hollësisht kokën e dushit tuaj?

Nëse e lani vetëm pjesën e jashtme, përkatësisht vetëm dorezën dhe çezmën, do të ndodhë që goxha shpejt me rastin e larjes dushi më shumë të rrjedhë pika-pika sesa të ketë vrushkull të fuqishëm.

Shtresat e ndyrësirave, posaçërisht ato gëlqerore do t’i mbyllin vrimat e dushit.

Kur të ndodhë kështu, do të duheni patjetër që të angazhoheni më shumë rreth pastrimit, sepse gëlqerja nuk do të hiqen lehtë. Për pastrim do t’ju nevojitet uthulla, një qese, një llastik gome apo një copë toje.

Pra, qesen duhet ta mbushni me uthull, ta mbështillni përreth kokës së dushit dhe ta lidhmi me llastik gome apo me tojë. Duhet patjetër të keni uthull të mjaftueshme në mënyrë që i tërë dushi të zhytet në të.

Nëse keni mundësi, më së miri është që të hiqni dushin dhe ta fusni në një enë ku më parë keni qitur uthull.

Se sa gjatë duhet ta mbani kokën e dushit në uthull varet nga sasia e ndyrësirave dhe shtresave gëlqerore, mund ta lini të qëndrojë edhe tërë natën.

Pastaj me brushë dhëmbësh pastroni shtresat e mbetura të gëlqeres, të cilat pas këtij tretmani me siguri do të duhej që të gjitha të eliminohen.

E përfundoni punën ashtu që do ta fshini mirë kokën e dushit me një leckë të thatë dhe kështu do t’ia ktheni shkëlqimin që e ka pasur.

Nëse dushi nuk mund të hiqet apo është i kapur për tavani dhe nuk mund ta praktikoni metodën me qese, provoni që ta lyeni me përzierjen e sodës dhe lëngut të limonit dhe lëreni të qëndrojë ashtu.

Pas disa orëve fërkoni mirë dhe lani ndyrësirat dhe pastaj pastrojeni edhe me brushë dhëmbësh duke e lagur në uthull.

In For Culture

Recent Posts

Ushqimet që ndalojnë gërhitjen

Gërhitja është një problem që prek shumë njerëz në mbarë botën. Zhurma e bezdisshme e…

14 hours ago

Çfarë ishin konkurset blegtorale që u zhvilluan në Shqipëri nga 1929 deri në 1936 (FOTOT)

Konkurset blegtorale janë zhvilluar në Shqipëri për herë të parë në vitin 1929 në Tiranë…

14 hours ago

Si të përmirësoni lidhjen Wi-Fi në shtëpi dhe të keni internet më të shpejtë

Ndërsa koronavirusi vazhdon të përhapet, shumë njerëz e gjejnë veten duke punuar ose studiuar nga…

15 hours ago

A duhen përdorur antibiotikët kur jeni me grip?

Një nga sfidat më të mëdha të shëndetit global është përdorimi pa kriter i antibiotikëve.…

16 hours ago

Daisugi, teknikë e lashtë japoneze e mbjelljes “pemë mbi pemë”

Japonia është një vend intrigues (veçanërisht për një të huaj) që nuk pushon së mahnituri…

16 hours ago

Rigjeneroni flokët tuaj me uthull molle, limon dhe birrë

Flokët mund të dobësohen dhe të fillojnë të bien për shumë arsye, duke filluar nga…

16 hours ago