6.1 C
Pristina
Thursday, May 6, 2021
Home KËSHILLA 7 shenjat që paralajmërojnë se dhembja e kokës nuk është normale

7 shenjat që paralajmërojnë se dhembja e kokës nuk është normale

Ashtu si të gjitha gjendjet shëndetësore që përfshijnë dhimbjet, edhe dhimbjet e kokës janë të vështira për t’u kategorizuar. Një dhimbje koke që dikush mund ta quajë të ‘tmerrshme’, për dikë tjetër mund të jetë e lehtë.

Megjithatë, ju duhet të kërkoni vëmendje mjekësore nëse dhimbja e kokës nuk është si herët e tjera. Kështu, nëse nuk keni pasur më parë dhimbje koke dhe tani keni gjatë gjithë kohës, duhet të konsultoheni me një mjek për këtë.

Këto janë disa nga shenjat paralajmëruese të dhimbjeve të kokës, të cilat kërkojnë vëmendje mjekësore:

Dhembje therëse në kokë që shkaktohen krejt papritur, ‘si rrufe’

Nëse krejt papritur filloni të ndieni dhimbje therëse në kokë, sikur dikush ju ka gjuajtur me çekiç në kokë, është diçka serioze.

Mund të jetë ndonjë hemorragji cerebrale e shkaktuar nga aneurizmi. Është një dhembje koke e rrezikshme, prandaj duhet të kërkoni menjëherë vëmendje mjekësore.

Dhimbja e kokës që ndryshon

Mendojeni dhembjen si të ishte një këngë. Nëse ndryshon vetëm volumi, nuk është diçka për t’u shqetësuar. Por, nëse ndryshon muzika, pra lloji i dhimbjes (është më intensive dhe ndryshe nga herët e tjera), në këtë rast duhet të kërkoni vëmendje mjekësore.

Dhimbja e kokës nuk është shqetësimi i vetëm

Një dhimbje e tmerrshme e kokës e shoqëruar me temperaturë është shqetësuese.

“Mund të tregojë për një infeksion të trurit, diçka si meningjiti”, thonë ekspertët.

Mund të jetë gjithashtu shenjë paralajmëruese e encefalitit, ose inflamacionit të trurit. Sidomos, nëse dhimbja e tmerrshme e kokës dhe temperatura shoqërohen me një gjendje të alternuar mendore – nuk kujtoni as emrat e fëmijëve – kjo është një arsye e mirë përse duhet të kërkoni vëmendje mjekësore.

Dhimbja është mbrapa ose përreth syve

Nëse ndieni dhimbje edhe në sy, përveç dhimbjes së kokës, sidomos nëse ka filluar t’ju turbullohet edhe shikimi, është për t’u shqetësuar.

Shqetësimi kryesor këtu është glaukoma akute, ose ushtrimi i presionit tek njëri sy që ndalon rrjedhjen e gjakut dhe mund të çoj në verbim.

Dhimbja është përqendruar tek lobet temporale

Në shumë raste, pozicionimi i dhimbjes së kokës nuk është tregues i ndonjë gjëje për t’u shqetësuar. Por, nëse jeni mbi 50 vjeç dhe dhimbja e kokës është e përqendruar më shumë tek njëra ose të dyja lobet temporale (pjesët anësore të kokës, mes ballit dhe veshit), mund të jetë shenjë e arteritit temporal ( inflamacion i mureve të arterieve tek kjo pjesë e kokës).

Keni përplasur kokën dhe po përdorni hollues gjaku

Nëse keni pësuar goditje në kokë dhe merrni medikamente për hollimin e gjakut, dhimbja e kokës mund të tregojë për hematomë subdurale ose një lloj gjakderdhje e ngadaltë brenda kokës që, falë holluesve, nuk lejon mpiksjen e gjakut.

Dhimbja është ngjitëse

Nëse njerëzit përreth jush – familja apo kolegët – po ankohen për dhimbje koke, ndërkohë që edhe ju po përjetoni një dhimbje të pazakontë, mund të jetë shenjë e helmimit nga dyoksidi i karbonit. Nëse pasi të dilni jashtë dhimbja fillon të lehtësohet, atëherë lajmëroni të tjerët që të hapin dritaret ose dyert që të pastrohet ajri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Historia e kanalit të Suezit i cili u inagurua nga shqiptari Ismail Pashai, pjesë e familjes së Khedive të Egjiptit dhe Sudanit

Kanali i Suezit shtrihet 120 milje nga Port Said në Detin Mesdhe në Egjipt në jug në qytetin e Suez. Kanali ndan...

“Nëse dëshiron që njëqind shqiptarë të heshtin, duhesh të vrasësh nëntëdhjetë e nëntë”

“Nga thëniet të cilat mbledhim nëpër lista të caktuara duhet përfshirë edhe ato të cilat nuk na pëlqejnë, por që i takojnë...

Kulla: Një mënyrë shekullore e jetës në veri të Shqipërisë

Ngritur në mes të maleve dhe fshatrave në veri të Shqipërisë gjenden disa shtëpi prej guri të njohura si kulla, që në...

Camaj dhe Koliqi pjesë e spiunazhit të huaj, publikimi i Tares ndez debatin mes studiueseve

Studimi i publikuar së fundmi nga historiani Auron Tare për dy shkrimtarët e shquar shqiptarë, Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, ka nxitur një...

Recent Comments