Categories: KURIOZITETE

Si u shpik penicilina ,antibiotiku i parë në botë

Eshtë një nga historitë më të famshme në shkencën mjekësore: Bakteriologu skocez, Alexander Fleming vjen në laboratorin e tij në Londër, një ditë të vitit 1928, dhe konstaton se bakteret në një enë prove, janë fshirë krejt për shkak të një lloj myku që kishte “zbarkuar” në enë.

Flemingu zbulon se myku sekreton një përbërje, që ai e quan penicillinë – ky është antibiotiku i parë në botë. Antibiotikët kanë shpëtuar që atëherë, njerëz të panumërt, nga infeksionet vdekjeprurëse bakteriale.

Megjithatë Flemingu vetë ishte i pabindur që penicilina mund të shndërrohej në një trajtim efektiv dhe humbi interesin në zbulimin e tij. Merita për të kthyer sërish shanset, për gjetjen e një prej përparimeve më të mëdha mjekësore që janë bërë ndonjëherë, duhet t’i shkojë patologut australian Houard Florey dhe biokimistit të lindur në Gjermani, Ernst Chain. Gjatë fundit të viteve 1930, ata pastruan dhe stabilizuan penicilinën, dhe në vitin 1941 u bënë të parët që trajtonin pacientë me të.

Pavarësisht një përmirësimi të shkurtër, pacienti vdiste, pasi nuk kish mjaftueshëm nga ilaçi i mrekullive. Kjo e shtyu Floreyn që të miklonte gjigandë amerikanë të farmaceutikës, që të krijonin fabrika të prodhimit në masë. Në momentin e zbarkimit të aleatëve gjatë D-Day, kishte mjaftueshëm penicilinë për të trajtuar mijëra trupa të plagosura, që përndryshe do të kishin vdekur. Një vit më pas, Flemingu fitoi Nobelin – bashkë me Floreyn dhe Chainin.

In For Culture

Recent Posts

4 arsyet më të zakonshme përse lulet dhe bimët vyshken, ja zgjidhja për çdo problem

Të kujdesesh për bimët e lulet në vazo duket mjaft e lehtë deri në momentin…

5 hours ago

“Shtëpia e Bardhë”, kur u vendos guri i parë i themelit dhe si u vendos ky emër

Ndërtimi i Shtëpisë së Bardhë nisi me gurin e parë të themelit, më 13 tetor…

5 hours ago

Nëse jeni djegur, ja masat urgjente për të mos mbetur shenja

Nëse aksidentalisht jeni djegur me hekur apo ju është derdhur kafeja e nxehtë, duhet të…

5 hours ago

Njerëzit që braktisën shkollën, por ndryshuan botën!

Një nga çmimet më prestigjiozë, që një person mund të marrë në rrugëtimin e jetës,…

5 hours ago

Mbajeni gripin dhe virozat sa më larg vetes duke shmangur këto gabime në të përditshmen tuaj

Moti i paqëndrueshëm, luhatjet e temperaturave, qëndrimi për një kohë të gjatë në ambiente të…

6 hours ago

Kosova në Ilirikun e vitit 1689

Historiani Jahja Drançolli, ka publikuar një pjesë të hartës së Ilirikut, marrë nga atlasi i…

6 hours ago