6.1 C
Pristina
Monday, January 18, 2021
Home KULTURË Objekte me vlera të trashëgimisë, në muzetë e Beratit

Objekte me vlera të trashëgimisë, në muzetë e Beratit

Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat, shprehet se muzeun “Onufri” dhe atë Etnografik çdo kush mund ti vizitojë në të gjitha ditët e javës. Qendra ka publikuar disa objekte të muzeut Etnografik, duke i cilësuar si thesare të koleksionit.

“Që prej datës 18 maj muzeu i ikonografisë “Onufri” dhe muzeu Etnografik kanë hapur dyert për të gjithë vizitorët. Tani çdo kush mund ti vizitojë ata në të gjitha ditët e javës. Eja në Berat! Eja në muze të njiheni me thesaret e koleksionit të muzeut Etnografik”, shprehet QKM që ka publikuar disa nga jelekët e Beratit, që ndodhen në muzeun Etnografik. Në materialin e publikuar nga kjo qendër, thuhet se jelekët kanë qenë pjesë e pandarë e kostumeve festive për të gjitha grupmoshat e vajzave e nuseve të reja e veçanërisht në shekulli XIX e fillim shekullin XX. “Jelekët që përgatiteshin në Berat dalloheshin për elegancën në prerje me gravatura të gjera, supe shumë të ngushta, pa jakë e tepër të shkurtër që të shfaqeshin më shumë hiret femërore.

Ilakcinjtë e Beratit në përgatitjen e jelekëve kanë përdorur kadifen e mëndafshtë në ngjyrë lejla, të kuqe, blu e zhizhingë, por nuk mungonte as atllasi e coha e zezë. Fijet që qëndiseshin jelekët ishin nga më të larmishmet, fill ari, argjendi e për të krijuar diferencën mes materialeve përdorej rrallëherë dhe fill bakri. Në jelekët e grave të Beratit nuk mungojnë edhe pullat me funksion veçse dekorativ, të cilat dallohen për nga larmia e formave, përmasave dhe materialit”, shpjegon materiali. Dekoracioni ishte i përqendruar kryesisht te anët e jelekut gjithmonë me gajtanë ari e fill mëndafshi apo pambuku, te pjesa qëndrore e shpinës dhe në të dyja qoshet e pjesës së përparme me fill, me bukme e tërtil ari, por ka pasur edhe jelekë të qëndisur në gjithë relievin. Nuk mungojnë edhe ndërthurjet e qëndismave me shirita të gatshëm. Në ta gjejmë elemente floreale si fleur de lis, tërfil tri e katër petalesh, trëndafila, elemente eukaristike (kjo e fundit veçanërisht për komunitetin ortodoks) si kryqe e karrige mbretërore, elemente zoomorfe, shqiponja, zogj, diej sa një sahat xhepi, etj. Jelekët që visheshin me çitjane në ditën e martesës ishin të bardhë e veç fillit të arit kishin edhe qëndisma me rruaza të bardha apo ngjyrë pane. Jelekët visheshin me çitjane, me fustane e linja mëndafshi, me funde kadife, ndërsa sipër vishej sako.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Ura më e çuditshme në botë, ndodhet në Japoni(Foto/Video)

Eshima Ohashi është një ndër urat me konstruktin më të çuditshëm arkitektural, me vendndodhje në Japoni.Bright Side ka...

A e dini pse dyert e banjove publike janë të shkurtra?

Pothuajse secili prej nesh ka shkuar në tualete publike dhe i keni parë dyert e tyre, por asnjëherë nuk e keni analizuar...

A e dini se çka ka në maje të kullës Eiffel?

Shpesh ndoshta e keni pyetur vetën se çka mund të gjendet tjetër në kullën e famshme franceze përveq strukturës së saj gjigande...

Vendi ku legjendat thonë se Lekë Dukagjini i kaloi vitet e fundit të jetës (Foto/Video)

Befasi e verës dhe e katër stinëve për turizmin shqiptar, padyshim mbetet grykëderdhja e Lumit të Shalës me Blinin e Gurit të...

Recent Comments