Pija tretëse me gjethe dafine dhe limon është ajo që ju duhet më shumë gjatë këtyre ditëve me stomak të rënduar. Sapo ta pini do ta ndjeni që do të largohet ndjesia e fryrjes. Rëndesa që i bëjmë stomakut këto ditë, jo vetëm duke ngrënë më shpesh por duke e tepruar sidomos me ëmbëlsira, nuk do te ndihet aq shume pas ketij caji. Pija që po ju propozojmë është e ngrohtë dhe na propozohet nga gjyshet; bëhet gati në fare pak minuta. Receta është elementare. Mjafton të zieni për pese minuta pak lëkurë limoni dhe 1-2 gjethe dafine. Çaji është gati!

Receta për një gotë çaj tretës:
200 ml ujë
Lëkurën e ¼ të limonit
1 gjethe dafine

Përpiquni ta pastroni pjesën e bardhë të lëkurës së limonit sepse do të shkaktojë hidhësi. Në një enë të vogël zieni për 5 minuta përbërësit deri sat ë marrë ngjyrën karakteristike. Mund t’I shtoni pak mjaltë dhe ta pini.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here