6.1 C
Pristina
Wednesday, January 27, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Vendbanimet parahistorike të Therandës

Vendbanimet parahistorike të Therandës

Vendbanimet në lokalitetin e Therandës me sa dihet dallojnë nga parahistoria – koha e neolitit. Dëshmi për këtë janë gërmadhat e shumta që gjenden në lokalitete të ndryshme të komunës. Më karakteristike janë gërmadhat ende të pa hulumtuara në mes të fshatrave Sopi dhe Reqan, në vendin e quajtur Dubyqak. Lokalitet i pasur arkeologjik është edhe vendi i quajtur Hisar që gjendet pranë magjistrales Therandë – Prizren.

Gërmimet arkeologjike në lokalitetin Hisar, po japin rezultate të rëndësishme në kulturën parahistorike, mesjetare e deri te depërtimet e para osmane në këto vise. Përveç objekteve lëvizëse, në Hisar janë gjetur edhe objekte arkitektonike. Në Hisar, sikurse edhe në shumë lokalitete arkeologjike të Shqipërisë e në vise të tjera të Kosovës, dëshmohet ilirizimi dardan. Kultura e Hisarit gërshetohet me kulturat e Ballkanit Qendror me ato të viseve bregdetare. Hisari është një kompleks vendbanim që i takon kohës së enolitit e të kohës së hekurit.

Janë bërë edhe zbulime të tjera arkeologjike të periudhave të ndryshme historike edhe në vendbanimet tjera. Janë zbuluar sidomos tuma ilire në shumë vendbanime të kësaj komune. Territori i komunës së Therandës është bazen i rëndësishëm arkeologjik. Pothuajse në çdo lokalitet të vendbanimeve të sotme ka gjurmë të vendbanimeve të vjetra të periudhave të ndryshme. Janë gjetur edhe gjurmë të shumta të kulturës materiale. Popullsia, vendbanimet dhe në tërësi treva e kësaj komune sikurse edhe trevat tjera shqiptare gjatë të kaluarës historike nga pushtuesit e ndryshëm pësuan mjaft. U vranë, masakruan, dëbuan nga vendlindja etj. me mijëra banorë. Shumë vendbanime u shkatërruan, rrënuan, u dogjën etj., Mirëpo, përherë popullata e kësaj treve në mënyrë dinjitoze i bëri rezistencë çdo pushtuesi, okupuesi e sulmuesi. Tregoi heroizëm të vërtetë. Përkundër të gjitha atyre sulmeve, pushtuesve e sunduesve barbarë e ruajti identitetin kombëtar deri në ditët e sotme.

Në këtë trevë banonin dardanët, fis ilir. Kosova në antikë quhej Dardani. Territori i Dardanisë antike përfshinte edhe Shkupin, Velesin, Kumanovën e Nishin e sotëm.
Pushtimet romake shkaktuan shumë pasoja, jo vetëm nga aspekti politik, por edhe ekonomik. Në këtë drejtim pësuan vendbanimet, posaçërisht ato të fortifikuara, që ishin të njohura në atë kohë, dhe fortifikatat mbrojtëse të popullatës iliro-dardane. Gjatë luftërave të gjata kundër ilirëve romakët shkatërruan shumë vendbanime ilire. Pas sundimit romak, përkatësisht bizantin, pastaj një kohë edhe bullgar, tokat shqiptare nga fundi i shekullit XII pjesërisht u pushtuan nga serbët.

Stefan Dushani, gjatë shek. XIV në perandorinë e vet përfshiu edhe pjesën më të madhe të tokave shqiptare. Hapësira shqiptare vazhdimisht vinte duke u ngushtuar. Pasi erdhi në pushtet, ky sundimtar nëpërmjet kishës filloi edhe përndjekjen dhe persekutimin e shqiptarëve katolikë. Nëpërmjet të fesë mundohej të bënte asimilimin e popullatës shqiptare. Në këtë periudhë të sundimit mesjetar serb u-bë edhe përvetësimi i kishave katolike shqiptare. Me ardhjen e sllavëve, edhe në këto treva harta toponomastike e kësaj treve ndryshoi fytyrë rrënjësisht.

Shumë emërtime të vjetra iliro-shqiptare të vendbanimeve, të personave dhe të tjera u
zëvendësuan me emërtime të reja sllave. Dëshmitë e shumta historiografike dëshmojnë edhe për praninë e etnosit shqiptar në këto treva gjatë mesjetës që edhe më parë ka jetuar në mënyrë të vazhdueshme deri në ditët e sotme. Në Betejën e. Kosovës kundër turqve, më 1389, këto treva ranë në sundimin osman. Shqiptarët morën pjesë aktive në anën e koalicionit Ballkanik. Pushtimi osman nuk e ndryshoi në thelb fizionominë e strukturës etno-kulturore të nacionalitetit shqiptar në Kosovë dhe Rrafshin e Dukagjinit, megjithatë solli në vete ndryshime të rëndësishme në planin politik, ekonomik, shoqëror e ideologjik. Defterët osman, shënimet e udhëpërshkruesve të ndryshëm gjatë sundimit osman e burime të tjera japin shënime të rëndësishme jo vetëm për trevat shqiptare dhe më gjerë, por edhe për territorin e komunës së sotme të Therandës.

Gjatë kësaj periudhe, Theranda, por edhe vendbanimet tjera të kësaj komune, kanë luajtur një rol me rëndësi, pasi që ka pasur një pozitë të mirë gjeostrategjike. Një kontribut të madh banorët ë kësaj ane e kanë dhënë edhe gjatë luftërave të viteve 1688-1689, kur Pjetër Bogdani organizoi një kryengritje, ku mblodhi rreth 10 mijë kryengritës në luftë kundër PerandorisëOsmane.

Popullata e kësaj ane kishte marrë pjesë edhe në luftëra të tjera kundër pushtetit osman si në luftën e kryengritësve boshnjak në krye me Hysejn Gradashçeviqin në vitin 1831. Suksesi i boshnjakëve filloi me pjesëmarrjen e gjerë të shqiptarëve nga Kosova të cilët në masë të konsideruar ishin për luftë e çlirim kombëtar të shqiptarëve, në fillim me elemente të vetëqeverisjes lokale, çka në esencë ishte politika e lëvizjes së udhëhequr nga Mustafa pashë Bushati.

Ndër pasuesit më të dalluar të kësaj lufte kryengritëse ishte Mahmud pashë Rotulla, muhafiz i Nishit dhe pashë i Prizrenit, në kuadrin e të cilit ndodheshin fiset shqiptare të Suharekës, Astrazubit etj., radhët e të cilit luftuan kundër Vezirit të Madh në Kosovë në anën e boshnjakëve, e që kësaj radhe u thye.
Në kohën e Krizës Lindore, kur fqinjët e shqiptarëve, Serbia, Mali i Zi e Greqia përpiqeshin t`i pushtonin tokat shqiptare, si dhe me ndihmën e Fuqive të Mëdha deri diku edhe ia arritën qëllimit.

Në bazë të burimeve arkivore historike e të tjera, (të cilat fatkeqësisht janë të pakta), dëshmojnë se në ato territore të Sanxhakut të Nishit, që nga antika e deri në shekullin XIX, ekzistonte një vazhdimësi e popullsisë shqiptare. Mirëpo, sikurse edhe në territoret e tjera, edhe këtu kishte lëvizje të mëdha të popullsisë, sidomos asaj shqiptare. Kjo lëvizje ishte pasojë e imigrimit dhe e emigrimit të popullsisë, që ka qenë gjithnjë dukuri historike e kushtëzuar prej lloj-lloj shkaqesh, sidomos asaj ekonomiko-sociale dhe shoqërore, por shpeshherë edhe nga ai politik.

Duhet theksuar se shqiptarët deri kah fundi i shekullit XIX qenë banorë në shumicën e qyteteve, qytezave dhe fshatrave të Sanxhakut të Nishit e më gjerë. Shumica e familjeve shqiptare ishin përqendruar në Qarkun e Toplicës (Rrethi i Prokuplës, Dobriqit, Kosanicës dhe pjesë të Jabllanicës e të Pustarekës me Kurshumli), në Qarkun e Vranjës (pjesë të Rrethit të Pustarekës dhe Jabllanicës, Rrethi i Leskocit, Polanica, Gërdelica, Masurica, Pqinja, Inogoshtë etj.), si edhe në Qarkun e Nishit, disa edhe në atë të Pirotit. Banorë shqiptarë kishte edhe në vendet të tjera, sidomos në qytete, si p.sh. në Qupri, Paraqin, Uzhicë, Krushevc, Aleksinc, Karanovc (Kralevë) e deri te Beogradi.

Disa vendbanime, përbëheshin vetëm prej popullatës shqiptare, kurse disa të tjera, ajo ishte e përzier me popullatën serbe (diçka pak edhe me-atë çerkeze etj.). Popullata shqiptare në territoret e Sanxhakut të Nishit ishte e vendosur më tepër se në 700 vendbanime thjesht shqiptare dhe në ato të përziera. Sipas disa raporteve diplomatike, sidomos angleze e osmane, numri i tyre sillet rreth 250.000 banorë. Sipas një shënimi tjetër historik, thuhet se: gjatë viteve 1878-1912 pushteti serb, i okupoi (1878) dhe i serbizoi 714 fshatra shqiptare të Sanxhakut të Nishit. Sipas një statistike turke, pushteti serb asokohe i përvetësoi 48.000 shtëpi banimi, 43.300 stalla bagëtish, 18.000 hambarë drithërash, 48.000 magje buke. Prej çdo shtëpie pushteti serb plaçkiti prej 20 e deri 400 dele, prej 3 e deri në 50 lopë, afro 40.000 kuaj, 50.000 qerre e mjete tjera shtëpiake. I tërë drithi u plaçkit dhe kurrë për këtë grabitje terroriste nuk është debatuar në asnjë forum ndërkombëtar. Lidhur me krimet serbe në territoret e okupuara,
të cilat i legalizoi si të okupuara edhe Kongresi i Berlinit në bazë të dokumenteve angleze, serbe dhe turke dihet saktësisht se atëherë (1878-1912) prej viseve stërgjyshore janë spastruar 350.000 shqiptarë. Konsulli i përgjithshëm i Britanisë së Madhe në Selanik J.E. Blunt në raportin e tij drejtuar Foriegn Offisit, ndër të tjera shkruante: “Në Vilajetin e Kosovës ishin momentalisht 65.000 muhaxhirë të shpërngulur nga viset të cilat i ishin dorëzuar Serbisë dhe Bullgarisë.
Këta muhaxhirë ishin të vendosur në fshatrat e këtij Vilajeti (Kosovës): 11.000 në rrethin e Vushtrrisë, 17.000 në rrethin e Prishtinës, 13.000 në rrethin e Gjilanit, 16.000 në Sanxhakun e Shkupit dhe 8.000 në Sanxhakun e Jeni Pazarit (gjithsej 65.000)”. Ne raport nuk janë përfshirë muhaxhirët e shpërngulur drejt në Turqi. Ndërsa, valiu i Vilajetit të Kosovës, Rifat Pasha në shkurt të vitit 1878 e kishte njoftuar anglezin Cooper se në Vilajetin e Kosovës në atë kohë kishte rreth 200.000 muhaxhirë të shpërngulur nga kazatë e Nishit, Kushumlisë, Leskocit, Vranjës etj. Pra, sipas shënimeve relevante të kohës del se numri i muhaxhirëve të vendosur në Vilajetin e Kosovës sillej rreth 200.000 -250.000.

Popullata shqiptare muhaxhirë e dëbuar nga Sanxhaku i Nishit gjatë dimrit të vitit 1877/78 u vendos kryesisht në fshatrat e Rrafshit të Kosovës, të Anamoravës, e më pak në pjesët tjera të Kosovës. Arsyeja e vendosjes, kryesisht rreth kufirit, ishte shpresa e tyre se së shpejti do të kthehen në vendlindje. Është i shumtë numri i vendbanimeve, ku u vendos popullata shqiptare muhaxhirë. Disa familje shqiptare të dëbuara nga Sanxhaku i Nishit u vendosën edhe në fshatrat e trevës së kësaj komune, siç ishin: Pojani (Popolani), Rrezja (Javori), Sopia, Taraxha (Tërrni), Mushtishti etj. Pas dëbimit të shqiptarëve me dhunë nga Sanxhaku i Nishit gjatë dimrit të viteve 1877-78 dhe pas vendimeve të Kongresit të Berlinit, sipas të-cilave këto territore shqiptare Sanxhaku i Nishit i Vilajetit të Kosovës, i jepeshin Serbisë. Kjo popullatë e Kosovës,
por edhe e trevës se Therandës merr pjesë aktive në organizimin e mbrojtjes dhe i
kundërshtojnë ato aneksime të tokave shqiptare dhe vendimin e Fuqive të Mëdha. Ajo ishte organizuar në mbrojtje të atdheut dhe kishte formuar Lidhjen e Prizrenit me nëndegët e saj më 10 qershor të vitit 1878. Në mbrojtje të tokave shqiptare nga pretendimet pushtuese të Serbisë, Malit të Zi e Greqisë, sërish treva e Therandës u bë arenë luftimesh, pasi që nëpër Therandë kalonte rruga kryesore për Prizren. Po në këtë rrugë ushtritë osmane u ndeshën me qëndresën heroike të luftëtarëve lë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Më 23 prill 1881, ekspedita e Dervish Pashës arriti edhe në këto territore. Luftëtarët e Lidhjes luftuan me heroizëm të pashoq duke lënë të vrarë me mijëra ushtarë të Perandorisë Osmane.

Edhe pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Theranda me rrethinë luajti rol të rëndësishëm. Serish këto vise u bënë arenë luftimesh. Në kohën e lëvizjeve dhe kryengritjeve të viteve 1908-1912, Theranda u bë vend ku u ndeshën dy ushtritë, njëra që donte ta zgjaste sundimin e vet në trojet shqiptare dhe tjetra që mbronte pragun, dinjitetin dhe që luftonte për pavarësinë e tokave shqiptare. Në Kryengritjen e Përgjithshme të vitit 1912, Theranda me rrethinë dha një ndihmesë të madhe në rrugën për formimin e Shtetit të Pavarur Shqiptar.

Pas rënies së Perandorisë Osmane, më 28 Nëntor 1912, kur u shpall pavarësia e Shqipërisë, Kosova dhe pjesë të tjera shqiptare u okupuan nga ushtria serbe e malazeze. Ato menjëherë filluan të ndërmarrin aksione të përgjakshme të dhunës, të terrorit, të vrasjeve të popullatës shqiptare si myslimane ashtu edhe katolike. Ndër masat një eklatante ishte aksioni për ndërrimin e fesë së shqiptarëve në Kosovë e rrethinë dhe dëbimit të tyre nga atdheu për në Turqi, Shqipëri e gjetiu. Objektivi e tyre ishte spastrimi etnik i territoreve shqiptarë dhe serbizimi i tyre. Edhe në territorin e kësaj komune u ndërmorën masa te tilla, si p.sh. në fshatin Nishor më 19 shkurt 1913 u vranë dhe u prenë rreth 46 burra shqiptarë etj.

Edhe gjatë Luftës së Parë Botërore popullata e kësaj treve pësoi mjaft, si në vrasje, plaçkitje, punë të detyrueshme jashtë atdheut etj. Me riokupimin e këtyre trevave nga pushteti i Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene në vitin 1918, vazhdoi synimi i realizimit të planeve hegjemoniste – nacionalizimin dhe serbizimin e Kosovës. Tani, me qëllim të kolonizimit të Kosovës dhe dëbimit të shqiptarëve gjatë tërë periudhës ndërmjet dy luftërave botërore zbatoi të ashtuquajturën reformë agrare. Në shumë vendbanime vendosi kolonë sllavë, e me atë krijoi koloni të reja sllave. Sipas shënimeve që posedojmë, në territorin e Rrethit të Podgorit prej vitit 1926-1938 janë vendosur 120 familje kolone me rreth 600 anëtarë. Sipas strukturës nacionale nga ata 595 ishin serbë, përkatësisht ortodoksë dhe 5 kroatë, përkatësisht katolikë. Mirëpo, ky numër është shumë më i madh, pasi që shumë kolonë që kishin ardhur si nëpunës, xhandarë
dhe të tjerë me detyra të ndryshme shtetërore nuk janë regjistruar. Sipas shënimit tjetër të Drejtoratit Agrar në Prizren, për Rrethin e Podgurit, deri më 31 dhjetor 1936, në komunat e atëhershme Suharekë, Sopi dhe Duhle ishte kjo gjendje: Tokë përfundimisht e kufizuar 2.851,14 ha, tokë e matur punuese 312,58 ha, e papunuar 1.946,53 ha, jo punuese 592,03 ha, tokë e ndarë: 105 kolonëve 1.247,68 ha, 1 vullnetari 9,81 ha, 22 vendasve 105,82 ha, 1 pronari të vërtetë 6,12 ha, 3 çifçinjve 1,29 ha, 13 pronarëve si ndërrim 10,35 ha, 1 shkolle fillore 1,08 ha, 5 kishave dhe manastireve 5,81 ha, 2 stacioneve të xhandarmërisë 5,90 ha. Gjithsej 153 familjeve të të interesuarve agrarë 1.393,89 ha. Tokë e mbetur për rrugë, hekurudha e lumenj 57,96 ha, utrina e kullota 778,57 ha, poseduesve faktik 5,46 ha, në dispozicion 615,21 ha,
shtëpi e oborre pa pronarë 3 dhe ndarja e tyre 2, shtëpi të ndërtuara nga shteti 20, nga vetë kolonët 53, familje kolone në të vërtetë të kolonizuara 98; tokë para ndarjes: komunale 2.582,75 ha, private 202,82 ha, e lëshuar-kaçake 65,57 ha.16
Në territorin e Komunës së Therandës kolonët u vendosën në këto vendbanime: Duhël, Grykos (Grejkoc), Gurrë (Studençan), Gjinoc, Topliçan (koloni), Leshan, Nepërbisht, Semetisht, Mushitsht, Rrashtan, Shirokë, Taraxhë (Tërn), Therandë (Suharekë), Ujmir (Savrovë) dhe Dushkajë (Dubravë).

Pas analizave të bëra nga pushteti në Klubin kulturor serb, në vitin 1937 dhe kur u kuptua se politika e asimilimit në territoret etnike shqiptare me popullsi kompakte nuk pati sukses, qeveria e Beogradit mori masa të tjera. Shqiptarët përmes reprezaljeve detyroheshin të emigronin në Turqi, në Shqipëri ose në një vend tjetër. Qarqe radikale në Serbi e në Mal të Zi, madje haptazi, këmbëngulnin që shqiptarëve t`u merrej e gjithë toka e tyre dhe të shpërnguleshin me detyrim në Turqi. Në të vërtetë, një pjesë e shqiptarëve emigroi në Turqi, por shumica dërrmuese mbeti në Kosovë dhe i bëri qëndresë presionit për asimilim ose për të emigruar. Në një raport të Ministrisë së Luftës të Beogradit të prillit 1939 thuhet: “Shqiptarët nuk janë të kënaqur me gjendjen e tyre në shtetin tonë. Ky është një fakt që nuk mund të mohohet. Fakti që atyre u është marrë toka si edhe forcimi tek ata i vetëdijes se në territorin tonë janë një element i
padëshirueshëm, është pa dyshim një pikënisje e favorshme për përhapjen e propagandës pro italiane. Kjo gjendje mund lë ndryshohet velëm në dy mënyra: ose ne duhet t`i dëbojmë sa të jetë e mundur më shpejt nga territori ynë, ose duhet të përmbushim kërkesat e tyre në drejtimin material”.

Nga kjo mund të konstatojmë se, përkundër terrorit shtetëror serb, politikës kolonizuese e gjenocidit të vazhdueshëm që nga vjeshta e vitit 1912, shqiptarët i bënë ballë dhe organizuan qëndresë të pandërprerë kundër sundimit serb, duke ruajtur kështu identitetin dhe duke kundërshtuar spastrimin etnik dhe asimilimin. Në këtë drejtim ishin angazhuar në mase të madhe edhe popullata e komunës së Therandës.
Pas pushtimit të Mbretërisë Jugosllave, më 6 prill të vitit 1941, nga Koalicioni fashist Hillerian, territori i Kosovës u copëtua në tri pjesë. Një pjesë iu bashkua Shqipërisë, ndërsa një pjesë u pushtia nga Gjermania (Mitrovica, Besiana, Vushtnia etj.) dhe iu bashkuan Serbisë së Nediqit, kurse një pjesë tjetër (Kaçaniku, Vitia dhe një pjesë e territorit të Gjilanit, Presheva e Kumanova dhe Shkupi), iu bashkuan zonës pushtuese bullgare. Theranda me rrethinë në fillim ishte nën pushtimin italian, kurse pas kapitullimit të saj në vitin 1943 u vendosën trupat gjermane të cilatqëndruan deri në nëntor lë vitit 1944.

Shqiptarët e Kosovës morën pjesë aktivë në Koalicionin Antifashist. Ata krijuan organet e pushtetit dhe kishin institucionet e veta ushtarake e politike, si gjithë popujt tjerë të Ballkanit që luftonin fashizmin. Edhe treva e komunës së Therandës dha një kontribut të çmuar gjatë Luftës së Dytë Botërore në çlirimin e mbarë Kosovës. Mc qindra e mijëra të rinj nga kjo trevë kanë marrë pjesë në shumë fronte si në Sanxhak, Bosnje, Srem, Slloveni etj. Shumë prej tyre edhe u vranë në këto fronte e sidomos në Masakrën e Tivarit, ku u vranë me qindra djem të rinj nga rrethi i Therandës. Në Bujan të Malësisë së Gjakovës më 31 dhjetor 1943 deri më 2 janar 1944, përfaqësuesit e popullit të Kosovës vendosën për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, edhe Kosova u çlirua me forca të veta, ajo u ripushtua nga forcat serbe. Më 8 shkurt të vitit 1945, në Kosovë, pushteti serb vendosi Administrimin Ushtarak, me qëllim të gjunjëzimit dhe nënshtrimit të popullit shqiptar të Kosovës. Në korrik të vitit 1945, në një kuvend të organizuar në Prizren, Kosovës, në vend të pavarësisë, përkatësisht të bashkimit me Shqipërinë, iu njoh vetëm autonomia e kufizuar në kuadër të Serbisë dhe Jugosllavisë dhe iu caktuan kufijtë e sotëm. Territoret Shqiptare u copëtuan nga Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Kosova hyri sërish në një epokë të re të sundimit të Serbisë dhe të Jugosllavisë Socialiste. Menjëherë pas luftës filloi një rindërtim dhe zhvillim i ngadalshëm. Edhe pas kësaj periudhe, sidomos në vitet e pesëdhjeta dhe në fillim të atyre të gjashtëdhjeta filluan aksionet e mbledhjes së armëve dhe formave të tjera të presionit me qëllim të detyrimit të popullatës për shpërngulje në Turqi, e cila zgjati sidomos deri në Plenumin e Brioneve në vitin 1966. Mirëpo, edhe pas kësaj, trysnia ndaj popullit shqiptarë vazhdoi, por në forma të tjera.

Vetëdija shqiptare për liri e pavarësi gjithnjë rritej. Ata me ngulm gjithnjë e më të madh kërkonin njohjen e plotë të të drejtave të tyre kombëtare. Populli i Kosovës, por edhe i trevës së Therandës, kurrë nuk u pajtua me këtë gjendje të krijuar nën sundimin serbo-jugosllav. Ai vazhdonte përherë përpjekjet për çlirimin dhe bashkimin kombëtar. Në vitin 1968, rinia studentore e Kosovës, ku ishin të përfshirë edhe ata të komunës së Therandës organizoi demonstrata masive me kërkesën kryesore për Republikën e Kosovës.

Me ndryshimet kushtetuese në vitin 1969, e sidomos në vitin 1974, Kosova fitoi Kushtetutën e vet, si njëra ndër tetë njësitë federale jugosllave me përfaqësim në të gjitha organet dhe me të drejtën e vetos si gjashtë republikat tjera dhe Krahina e Vojvodinës, por pa të drejtë të shpalljes së Republikës. Pas kësaj filloi një fazë e re e zhvillimore dhe ndërtimit të Kosovës e në kuadrin e saj edhe të komunës së Therandës. U arritën rezultate të konsideruara të zhvillimit ekonomik, kulturor, arsimor, shëndetësor etj.

Qyteti i Therandës dhe fshatrat e saj fituan një fizionomi të re të zhvillimit dhe të ndërtimit. Ishte një fazë e transformimit në aspektin ekonomik, politik, shoqëror e tjerë.
Kjo gjendje e krijuar, nuk i shkonte përshtati pushtetit serb. Ai përherë synonte realizimin e planit të kahershëm për vendosjen e hegjemonisë dhe të krijimit të Serbisë së Madhe. Kështu, pushteti serbo-jugosllav, duke e shfrytëzuar gjendjen e krijuar politike në atë kohë në Jugosllavi, e sidomos pas demonstratave të rinisë, studentëve, punëtorëve etj., të Kosovës të vitit 1981, filloi aktivizimin e planeve të vela hegjemoniste të njohura më parë. Me metoda të ndryshme perfide mundohej edhe të pengonte zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe të arriturat tjera. Ajo, me moton e kthimit të serbëve dhe malazezëve të shpërngulur nga Kosova, përdori masat më radikale të njohura ndaj rinisë e inteligjencës shqiptare, burgosjeve, vrasjeve, largimit nga puna
e deri të marrja e autonomisë dhe në fund edhe të zbatimit të terrorit ndaj popullatës shqiptare në vitet 1998-99. Më 28 mars 1989 e suprimoi autonominë e Kosovës, ndërsa në korrik të vitit 1990 e okupoi në mënyrë klasike Kosovën.

Shqiptarët e Kosovës, por edhe të disa nacionaliteteve të tjera, në këtë kontekst edhe të trevës së Therandës, kurrë nuk u pajtuan me gjendjen e krijuar, nën sundimin serbo-jugosllav. Ata i rezistuan hegjemonizmit serb në forma të ndryshme. Më 2 korrik 1990 delegatët e Kuvendit të Kosovës, ku kishte edhe nga komuna e Therandës shpallën Deklaratën Kushtetuese për pavarësinë e Kosovës nga Serbia. Me 7 shtator 1990, Kuvendi i Kosovës miratoi Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Në Kosovë ishte konsistuar pushteti i Republikës së Kosovës, i cili funksionoi paralel me
pushtetin serb. Komuna e Therandës ishte organ i tij.

Më 26-30 shtator të vitit 1991 në Kosovë, si edhe në komunën e Therandës u organizua
Referendumi, në të cilin qytetarët unanimisht ii deklaruan për pavarësi. Më 24 maj 1992 në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e para shumëpartiake parlamentare dhe presidenciale.
Pushteti serb përherë shtonte dhunën dhe presionin në forma të ndryshme ndaj popullatës shqiptare, sidomos ndaj inteligjencës, studentëve, profesorëve e të tjerëve. Populli shqiptar, përkundër dhunës, terrorit, gjenocidit dhe të represionit serb ai përherë në forma të ndryshme të rezistencës iu kundërvu këtij represioni. Prijësit e lëvizjes kombëtare shqiptare ishin organizuar në forma të ndryshme dhe kishin ndërmarrë aksione të shumta kundër policisë serbe. Kishin organizuar dhe formuar njësi dhe formacione të ndryshme të mbrojtjes dhe të rezistencës. Në fund të vitit 1997, në formë publike dhe të organizuar si forcë ushtarake çlirimtare e rezistencës paraqitet UÇK-ja. Tani filloi një realitet i ri në Kosovë dhe një qasje e re e faktorit ndërkombëtar ndaj çështjes së Kosovës. UÇK-ja së shpejti u bë faktori kryesor i qëndresës shqiptare të armatosur që ndikoi edhe më tej në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.

Platforma e Ushtrisë Çlirimtare ishte lufta për liri e pavarësi, e cila u zhvillua dhe u
përkrah nga mbarë populli shqiptar. Pushteti serb, policia, ushtria dhe paramilitarët e saj, përveç masakrave, vrasjeve, dhunimeve etj., ndaj popullatës shqiptare, ata filluan dëbimin masive të banorëve shqiptar nga vatrat e tyre. Popullata me dhunë u dëbua nga shtëpitë, u dërgua në Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi e gjetiu. E nga aty u shpërnda nëpër vende të ndryshme të botës. Popullata e komunës së Therandës, një pjesë e madhe kishte qëndruar dhe ishte strehuar nëpër male, duke bërë rezistencë në forma të ndryshme. Një pjesë e popullatës të kësaj komune kryesisht u dëbua në Shqipëri, e nga aty në shtetet tjera të botës. U bë një pastrim etnik i trevës së Kosovës, përkatësisht i komunës së Therandës.

Mirëpo, falë angazhimit dhe përkrahjes së forcave progresive botërore, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleancës Veri-atlantike NATO-s, angazhimit dhe kontributit të Ushtrisë sonë Çlirimtare, popullatës në tërësi, ushtria, policia e forcat paramilitare serbe të mundura e lëshuan Kosovën, e bashkë me të edhe kriminelët dhe vendorët që kishin bashkëpunuar me ta.

Menjëherë, pas mbarimit të luftës, popullata shqiptare u kthye në vatrat e veta. Filloi një jetë e re në Kosovë dhe në komunën e Therandës. Atë jetë të lirisë që me mijëra vjet e dëshironim dhe për të luftonim. Edhe popullata e kësaj komune u kthye në vatrat e veta duke vazhduar jetën e re, në kushtet e reja të krijuara, në liri. Filloi faza e rindërtimit dhe e zhvillimit.

Pas kthimit të popullatës në shtëpitë e veta, ende pa filluar të arrijnë ndihmat nga Bashkësia Ndërkombëtare, banorët filluan punën rreth ndërtimit dhe meremetimit të shtëpive të banimit. Me fillimin e arritjes së ndihmave nga Organizatat Qeveritare dhe Organizatat Joqeveritare ndërkombëtare të shumë vendeve “të botës, puna në këtë drejtim u intensifikua edhe më shumë.Menjëherë, pas kësaj u bë konstituimi i organeve komunale në kushtet e reja të krijuara politike.

Tani, komuna e Therandës është një njësi territoriale-administrative në të cilën qytetarët realizojnë vetëqeverisjen e tyre në pajtim me dispozitat e Rregullores mbi vetëqeverisjen lokale të Kosovës nr. 2000/45. Pra, komuna rregullon dhe udhëheq çështjet publike në territorin e vet dhe siguron një jetë të qete dhe normale për të gjithë banorët e territorit të saj.

Mirëpo, lufta e fundit e agresorit serb në këtë komunë la pasoja të shumta. U vranë, masakruan, zhdukën etj., një numër i madh i banorëve të saj. Disa kufoma, përkatësisht varreza masive sot po zbulohen në vise të ndryshme të Serbisë. Armiku me këtë është munduar që t`i humbë gjurmët e krimeve të bëra ndaj popullatës civile. Në mesin e të vrarëve kishte fëmijë, pleq, plaka, gra, burra e të rinj. Ndërsa, u dogjën, shkatërruan, bombarduan apo u dëmtuan shumë objekte banimi, objekte ekonomike dhe ndihmëse, objekte shkollore, shëndetësore, publike, fetare etj. Disa fshatra të kësaj komune pësuan masakrat dhe rrënimet e treta dhe të katërta të pushtetit serb, duke filluar nga viti 1912 e deri në ditët e agresionit serb në vitet 1998/99.

Sipas shënimeve të KMDLNJ në Prishtinë të datës 6 prill 2000, të dhënat për periudhën janar 1998 – qershor 1999, nga sulmet e agresorit serb në këtë komunë është shkaktuar kjo gjendje:të vrarë 413, të plagosur 117, të arrestuar 140, të zhdukur 68, varreza masive 12, shtëpi të shkatërruara – djegura 4.216, shkolla të shkatërruara -dëmtuara 30, objekte shëndetësore të shkatërruara – dëmtuara 11, objekte fetare të shkatërruara – dëmtuara 19.
Ndërsa, duke u bazuar në shënimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sektori për Emigracion dhe Refugjatë, nga pasojat e luftës në Kosovë prej 28 shkurtit 1998 deri më 10 qershor 1999, në komunën e Therandës ishte kjo gjendje:Komuna kishte 81.075 banorë dhe 9.205 shtëpi, nga të cilat ishin të djegura 7.504 shtëpi. Të vrarë ishin 422 persona, prej të cilëve 82 janë dëshmorë, të plagosur 182 persona, të zhdukur
140 persona, të burgosur 142 persona, fëmijë jetim 548, shkolla të shkatërruara 27, xhami të shkatërruara 13 dhe ambulanca të shkatërruara 8.

Sipas shënimeve të Kuvendit komunal, përpos dy vendbanimeve, Sallagrazhdës dhe
Gelancës, të cilat ishin më pakë të dëmtuara, të gjitha vendbanimet tjera pësuan dëmtime shumë të mëdha. Shkalla e dëmtimeve për shumë vendbanime sillej nga 80-98%. Nga 11.855 shtëpi banimi 9.895 ishin të dëmtuara (djegura). Nga ky numër 3.508 të kategorisë së V-të, gati të gjitha të tjerat në kategorinë e IV-të dhe të Ill-të, ndërsa vetëm një numër i vogël kishin dëmtime më të vogël. Nga pasojat e luftës fondi blegtoral i sektorit privat është dëmtuar mbi 50%: numri i krerëve të bagëtive ka qenë para luftës 15.234, kurse tani është 7.322 krerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Rapsodia e Drenicës në gurët e varreve të Aqarevës

Haxhi MEHMETAJVarreza e kulturës shqiptare më varret e lashta, ku kryhet varrimi deri në ditët e sotme,...

Sali Jaha i Rugovës: Bajraktar i emëruar nga vet rugovasit dhe nga pushteti osman

Sali Jaha lindi në vitin 1803 në Koshutan të Rugovës. Sali Jaha si 14 vjeçar inkuadrohet në luftë për mbrojtjen e atdheut nga sulmet...

Zbuloni arsyen se përse nuk duhet ta karikoni telefonin tuaj në makinë

Një nga zakonet e shumë njerëzve në lidhje me përdorimin e telefonit të tyre celular është ta vendosin për karikim në makinë...

Nuk duhet ta përsërisni më/ Ky është gabimi fatal që ju krijon rrudha rreth syve

Siç e dimë, koha kalon dhe rrudhat vijnë. Por nuk është vetëm mosha që është “përgjegjëse” për rrudhat, por dhe mënyra e...

Recent Comments