Vitamina D është shumë e rëndësishme për mirëqenien e të gjithë organizmin. Mjaftojnë 15 minuta në diell që trupi të prodhojë vitaminë D.

Megjithatë, shpesh është e nevojshme që njeriu të marrë suplement të kësaj vitamine për t’i plotësuar dozat e nevojshme.

Kjo vitaminë është e domosdoshme kundër një sërë sëmundjesh siç janë ato që rrezikojnë trurin, por edhe kockat.

Vitamina D kundër reumatizmit dhe artritit

Një studim i kryer në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar se vitamina D luan një rol të fortë kundër inflamacionit.

Ky i fundit është përgjegjës për një sërë sëmundjesh ku përfshihet edhe reumatizmi dhe artriti.
Këto sëmundje janë autoimunitare që do të thotë se sistemi imunitar gabimisht sulmon qelizat e vetë trupit.

Ekspertët rekomandojnë marrjen e suplementeve që përmbajnë 10 mikrogramë vitaminë D gjatë vjeshtës dhe dimrit.

Në stinën e pranverës dhe verës, njerëzit mund ta marrin vitaminën D falë ekspozimit në diell.
Sipas studimit, kjo vitaminë luan një rol parandalues ndaj shfaqjes së reumatizmit dhe artritit.
Megjithatë, kur vjen puna tek pacientët që vuajnë nga këto sëmundje, roli i vitaminës është disi më i kufizuar.

Gjithsesi, vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, dhëmbëve dhe muskujve.

Burime të tjera të vitaminës D

Pjesa më e madhe e vitaminës D prodhohet nga trupi si kundërpërgjigje e ekspozimit në diell.
Ajo gjendet edhe te disa ushqime, siç është peshku ose vaji i peshkut.

Pamjaftueshmëria e vitaminës D shpaloset më shumë te të moshuarit, për shkak të paaftësisë së lëkurës për të sintetizuar vitaminën D nga dielli.

Marrja e kësaj vitamine nëpërmjet suplementeve me shpresën se do të parandalojë sëmundjet mendore, është një hap i nxituar thonë mjekët. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që njerëzit duhet të reshtin së marri vitaminë D.

Kjo e fundit është e nevojshme kundër osteoporozës.

Doza e rekomanduar ditore e kësaj vitamine është 600 njësi në ditë për të rriturit nën 70 vjeç dhe 800 njësi për të rriturit mbi 70 vjeç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here