Planeti ynë çdo ditë e më shumë po shkatërrohet nga faktorë të ndryshëm, që ndër shkaktarët më të rrezikshëm të shkatërrimit të shtëpisë tonë të madhe po del të jetë faktori njeri. Ndryshimet klimatike po vërehen në masë të madhe në shumë zona globale në mënyra të ndryshme. Këto ndryshime, pos tek njerëzit po ndikojnë ndjeshëm edhe tek kafshët të cilat shumë prej tyre janë zhdukur e shumë tjera janë në numër shumë të vogël afër zhdukjes. InoforCulture sjellë një listë prej 10 kafshëve që për fat të keq nuk ekzistojnë më. /InforCulture.info

Rinoqeronti i bardhë i veriut

Nga rinoqeronti i bardhë i veriut kan mbetur vetëm dy femra rinoqeronte, pasi që mashkulli i fundit vdiq në mars të vitit 2018.

Rinoqeronti i bardh i veriut, mashkulli i fundit nga kjo kafshë ishte nën mbrojtje të armatosur, por ndrroi jetë nga plakja dhe një infeksion që kishte kapluar. Të dy rinoqerontet e veriut femra nuk janë në gjendje të lindin dhe e bëjë të pamundur fillimin e një brezi të ri të tyre. Shkaku i zhdukjes: gjuetia pa leje, prishja e habitatit të tyre ndihmojë në zhdukjën e kësaj specie.

Zogu Spix Macaw

Mendohet së është zhdukur në natyrë, aktualisht ekziston në robëri në një numër të ulët prej rreth 60 deri në 80 prej tyre. Këtij zogu u është referuar edhe si: Macaw i vogël blu sepse njihen për pendët e tyre të kaltra.

Shkaku i zhdukjes: Spix Macaw u zhduk në natyrë për shkak të dëmtimit të habitatit të tyre, kapjes së pa ligjshme të tyre për tregti etj.

Tilacina, Tigri Tasmanian ose Ujku Tasmanian

Edhe pse Tilacina dukeshin të ashpër, ata në të vërtetë ishin mjaft të ndrojtur dhe, sipas Live Science, “mund të kapeshin pa luftë”.

Në shekullin e kaluar hetimet për Telacinën ishin shumë të shpeshta sa që më pastaj erdhi përfundimi për mos ekzistencën e tyre.

Shkaku i zhdukjes: besohet se popullsitë Dingo kërcënuan Thylacine në zhdukje përveç gjuetisë së tepërt nga njerëzit.

Pëllumbi i Pasagjerëve

Vlerësimet thonë se popullsia e pëllumbave të pasagjerëve numëronte në miliona – dhe ndoshta miliarda – deri at’herë kur Evropianët e parë filluan të vendoseshin në Amerikë.

MentalFloss raporton se Wisconsin ishte vendbanimi më  madh i njohur  i foleve të tyre në fund të viteve 1800.

Shkaku i zhdukjes: njerëzit gjuanin pëllumbin dhe e konsumuan atë, deri në zhdukje të zogut të fundit të njohur që vdiq në robëri në kopshtin zoologjik të Cincinnati në 1914.

Zebra Kuagga

Zebra Kuagga ishte vendase në Afrikën e Jugut dhe u zhduk në fund të shekullit të 19-të.

Për një kohë të gjatë Zebra ishte menduar se ishte një specie e vecant deri sa ishte zbuluar se ishte e afërt me Zebrat, dhe pastaj ishte cilsuar si një subspecie e Zebrave.

Shkaku i zhdukjes: njerëzit i gjuanin Kuaggat deri sa u zhduken.

Ibex Pyrenean

Pyrenean Ibex zyrtarisht u zhduk në 2000, para se ishte afër të ‘ringjallet’ një dekadë më vonë në 2009.

Shkencëtarët përdorën ADN-në e marrë nga mostrat e ruajtura të epidermës për të krijuar një klon të një femre Pyrenean Ibex, e cila ishte në gjendje ta bënte atë përmes gestacionit dhe madje edhe lindjes para se të vdiste menjëherë pas deformimeve të mushkërive.

Shkaku i zhdukjes: gjuetia e gjerë gjatë shekullit XIX.

Bretkosa e Artë

Bretkosa e artë nuk është specia e vetme që zhduket në 40 vitet e fundit, por thjesht zhdukja e saj mund të jetë më e dukshme.

Bretkosa e vogël është parë për herë të fundit në 1989 në një pyll të Kosta Rikës para se të shpallet e zhdukur në vitin 1994. Besohet se Chytridiomycosis, një sëmundje fatale e lëkurës, dekompozoi këtë popullatë bretkosash që tashmë ishte e ndjeshme falë asaj që Shkenca po e quan një “habitat të kufizuar dhe popullsi e vogël “.

Shkaku i zhdukjes: ndotja, ngrohja globale dhe infeksionet chytrid të lëkurës çuan në zhdukjen e kësaj specie.

Leopardi i Zanzibarit

Një nga disa subspeciet e leopardit, leopardi i Zanzibarit bëri shtëpinë e tij në arkipelagun Zanzibar të Tanzanisë. Ende është e paqartë nëse kjo mace e madhe është zhdukur teknikisht — ka shenja të rastësishme të pakonfirmuara.

Shkaku i zhdukjes: leopardi i Zanzibarit u zhduk falë besimit se këto kafshë mbaheshin nga shtrigat; për këtë arsye, vendasit i gjuanin agresivisht.

Në vitin 2018, Animal Planet publikoi pamjet e asaj që e identifikoi si një Leopard Zanzibar, por ato pretendime nuk janë konfirmuar ende.

Ujku i ishujve Falkland

Ujku i Ishujve Falkland u zhduk në fund të viteve 1800 dhe njihej gjithashtu si ujku i Antarktikut dhe dhelpra e Ishujve Falkland.

Këta ujqër ishin vendas në Falklands jashtë Argjentinës dhe ishin mjaft të izoluar nga bota derisa njerëzit arritën ishujt dhe i gjuanin ato (në një mënyrë të lehtë sepse ujqërit ishin miqësorë).

Shkencëtarët besojnë se këta ujqër ushqeheshin me pinguinët dhe zogjtë e tjerë që rrinë në tokë.

Shkaku i zhdukjes: gjuetia.

Dreri i Schomburgk

Dreri i Schomburgk ishte vendas në Tajlandë dhe u emërua sipas eksploruesit me origjinë gjermane, Sir Robert H. Schomburgk, i cili ishte emruar kalors në vitin 1844.

Disa shkencëtarë besojnë se mund të ketë ende disa nga këta drerë në zona të egra edhe pse ata u shpallën zyrtarisht të zhdukura në vitin 2006 me drerin e fundit të njohur që thuhet se u vra në robëri në vitin 1938.

Shkaku i zhdukjes: Përveç njerëzve, dreri i Schomburgk u gjuajt nga tigrat dhe leopardët vendas. Sot, ne dimë vetëm për një kokë dreri të montuar që është ekspozar në Paris në muzeun ‘Muséum National d’Histoire Naturelle. /popularmechanics.com /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here