6.1 C
Pristina
Saturday, July 31, 2021
Home KULTURË Konfiskohet në Beograd, vepra ‘shqiptaro-serbe’

Konfiskohet në Beograd, vepra ‘shqiptaro-serbe’

“Rojtari”, vepër e piktorit të njohur serb, Paja Jovanoviç, është konfiskuar në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd, kanë raportuar mediet në Serbi. Një udhëtar kishte tentuar ta kontrabandonte veprën duke e fshehur në bagazh.

“Një 39-vjeçar nga Beogradi, duke marrë bagazhet u nis drejt daljes së aeroportit nëpër zonën e gjelbër, ku kalojnë ata që s’kanë çfarë të deklarojnë për doganim. Kur bagazhet iu kontrolluan, midis sendeve personale u gjet edhe vepra në kornizë, ‘Rojtari’, me dimensione 70 me 56 centimetra”, – kanë njoftuar autoritetet doganore të Serbisë.

“Rojtari,” muajin e kaluar u shit në ankand në “Dorotheum”, Vjenë.

Në fakt, edhe kjo vepër, ashtu si shumë të tjera të Jovanoviçit (16 qershor 1859 – 30 nëntor 1957), paraqet shqiptarin. Piktori i njohur ka një seri veprash ku portretizohen shqiptarët në Egjipt, me kostume të dallueshme tradicionale.

Pos veprës, doganierët, të premten kanë gjetur te ky udhëtar edhe faturën origjinale, me shumën prej 137 mijë eurosh, përfshirë edhe taksat. Më 7 qershor, vepra tashmë e konfiskuar, arriti të shitej për 110 mijë euro, në njërën prej shtëpive më të njohura të ankandeve, “Dorotheum”, e themeluar në vitin 1707. Veç “Rojtarit” – në po të njëjtin ankand të veprave të shekullit XIX – u shit edhe vepra tjetër e Jovanoviçit, e titulluar “Albaneze” që paraqet ushtarin shqiptar, me dimensione 16 me 12 centimetra. U vlerësua prej 12 mijë deri në 16 mijë euro, në ankand shpresuan ta shisnin për 20 mijë euro, por e kaloi edhe këtë shifër, tek e arriti çmimin prej 38 mijë eurosh, përfshirë edhe taksat. Edhe “Rojtari” theu rekord. U llogarit të shitej për 20 deri në 30 mijë euro, por arriti trefishin.

Por, një ditë pas konfiskimit, autoritetet e kryeqytetit të Serbisë kanë dalë me plane për “Rojtarin”.

Nënkryetari i Beogradit, Goran Vesiç, të shtunën ka thënë se kjo vepër do të ekspozohet për publikun e gjerë. Ka bërë me dije, se ajo do të zërë vend në Muzeun e Qytetit të Beogradit. Ka zbuluar edhe një tjetër detaj: vetë qeveria lokale e kryeqytetit serb, kishte synuar ta blinte atë në ankandin e shtëpisë austriake.

“Nuk kemi guxuar ta zbulojmë faktin që ishim të interesuar ta blejmë këtë vepër, sepse do t’ia rrisnim çmimin. E kemi lutur një kompani perëndimore që vepron në Beograd, që ta blejë atë dhe t’ia dhurojë muzeut të Beogradit. Ajo ishte e gatshme ta paguajë deri në 50 mijë euro në ankand, por vepra arriti çmimin prej 110 mijë eurosh”, – ka thënë Vesiç.

Veprat e mjeshtrit Paja Jovanoviç, ka kohë që ofrohen për shitje nga shtëpi të njohura ankandesh. Vetëm “Dorothemum” ka shitur 12 vepra të këtij autori. Muajin e kaluar, Dimitra Reimüller, kuratore e artit të klasicizmit në këtë shtëpi, kishte zbuluar sesi kishte arritur tek ata, “Rojtari”.

“Edhe kjo vepër i përkiste një koleksioni privat. Erdhi te ne nga Italia dhe ishte në pronësi të së njëjtës familje, mbi 100 vjet. Hulumtuan për prejardhjen dhe e rikonstruktuam historinë. Sipas të gjitha gjasave, është blerë, gjegjësisht i është porositur direkt artistit”, – kishte thënë Reimüller për mediat në Serbi.

Në prillin e vitit 2018, u thye rekordi në çmimin e një pikture të Jovanoviçit. Vepra “Dy bashibozukë para portës” u shit mbi gjysmë milionë euro në ankandin e shtëpisë së njohur londineze, “Sothby’s”. Paja Jovanoviç llogaritet të ketë realizuar tetë piktura me temë shqiptare, ndër të cilat, veprat: “Lufta e gjelave”, “Zbukurimi i nuses”, apo “Shqiptari me duhan”. Edhe në “Dy bashibozukët para portës”, dallohen lehtësisht kostumet shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Dosja/ Musine Kokalari! Gruaja e 88 dosjeve, që i rezistoi 20 viteve burgim

Në arkivin e Shtetit ruhen 88 dosje për gruan e fortë që i rezistoi 20 viteve burgim dhe internimit të dhimbshëm në...

Gjëja më e keqe është të qëndrosh me persona që të bëjnë të ndihesh vetëm!

“Gjithmonë kam menduar se gjëja më e keqe në jetë është vetmia. Nuk është! Gjëja më e keqe është të qëndrosh me...

Sipas një studimi pushimet ndikojnë në mirëqenien tonë

Në fakt, studimet shkencore tregojnë se pushimi nga rutina e përditshme është thelbësor për një shëndet të mirë fizik dhe emocional.

Ja se çfarë përmban dokumenti i firmosur nga Ali Pashë Gucia dhe Hodo Bej Sokoli në Shkodër mbi Reformat e kërkuara nga shqiptarët te...

Nga Aurenc Bebja, Francë – 12 Maj 2020 “L’Univers” ka botuar, të dielën e 23 majit 1880, në faqen n°3, një...

Recent Comments