6.1 C
Pristina
Wednesday, January 20, 2021
Home ART Unë kam kafshuar etjen.. - Hija e Tokës nga Ali Podrimja -...

Unë kam kafshuar etjen.. – Hija e Tokës nga Ali Podrimja – (Poezi)

Ara e misrit është kallur

(nata si kalë hamshor vrapuar ka
jashtë e brenda shtëpisë sime
me mua vrapuar ka
e ara e misrit kallur është)

dhe livadhi rrëzë shtëpisë
dhe vreshta ime e vogël
dhe plepi.
gjithë natën e lume kallur janë

me sytë e mi të përgjakur
Ara e misrit është herrur
Plepi ka rënë
Dhe zogu im i mbramë.

Unë kam kafshuar etjen
Deri sa vdekja pikon

– O, si ta ndjell atë zog të bardhë,
si të bëhem dritë, o vëlla, mbi varrin tënd?

Medet, na i dogj krejt
Fushat e bukës
Dhe livadhet tona. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Shqiptarët në perandori sipas këndvështrimit turk

ANA TJETËR E TË SHIKUARIT /PASKTHIMNë monografinë të tij ‘’Shqiptarët në Perandorinë Osmane’’ studiuesi Nexhip P. Alpan...

Kështjella dardane shumë shtresore e Gërqinës së Gjakovës

Shkruan; Haxhi MEHMETAJKështjella thirret më fjalën e vjetër shqipe Gjytet dhe për herë të parë është identifikuar...

Fotografi të rralla: Gjakova gjatë luftës së dytë botërore, viti 1941

Fotografit jan bërë nga Ottorino Murari dhe gjindën në arkiv të Alberto Castaldini-tNga libri "Palaver: Vita quotidiana in Kosovo: diario fotografico...

Milan Sufflay për kufijtë e shqiptarëve në Mesjetë: Mali i Zi, fëmijë i llastuar i Shqipërisë

Etnosi i shqiptarëve është i një lashtësie të madhe dhe me këmbëngulje (vitale) në Ballkan. Për më shumë se njëmijë vjet e...

Recent Comments