Toger Hiroo Onoda është ushtari më i famshëm japonez nga të paktët që ka vazhduar rezistencën në Paqësorin e Jugut për vite të tëra pas fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Onoda u dërgua në ishullin Filipineve Lubang në vitin 1944, dhe atje ai qëndroi 30 vjet, për të mbledhur informacione në lidhje me “armikun” dhe e gjithë kjo për shkak se ai nuk e kishte ditur se Lufta kishte përfunduar. Ai assesi nuk kishte menduar ndodnjëherë se Japonia ishte dorëzuar.

Hiroo Onoda ishte një qytetar i thjeshtë japonez i cili para luftës ka punuar për një kompani kineze tregtare.
Në moshën 20 vjeçare u ftua ti bashkohej ushtrisë japoneze – gjë që menjëherë e bëri. Trajnimi i tij u zhvillua në një shkollë të rreptë ushtarake. Deri në fund të trajnimit, Hiroo ishte tashmë gati për të shkuar prapa linjave të armikut me një numër të vogël të ushtarëve, dhe për të mbledhur informacione nga armiku në mënyrë që t’ua përcjellë ato japonezëve.

Pas mbërritjes, Onoda u lidh me grupe të vogla të ushtarëve të cilët ishin tashmë në ishull, por aleatët shpejt përparuan në ishull, duke bërë që të gjithë ushtarët japonezë të tërhiqen në xhungël dhe të ndahen në grupe të vogla prej 3 ose 4.
Shumica e këtij grupi të vogël u vranë shpejt apo u kapën, dhe grupi i Onodas, në të cilin ishin tre ushtarë: Yuichi Akatsu, Siochem Shimada dhe Kinshichi Kozuka arritën të ikin.

Deri në fund të luftës, ky grup i vogël i ushtarëve japonezë ishin ende duke rezistuar, për të mbledhur informacione në lidhje me aleatët.

Kur Japonia kapitulloi, Perandori Hirohito për herë të parë iu drejtua publikut në radio më 15 gusht 1945. Ai kurrë nuk foli për ‘dorëzim’ ose ‘humbje’, por thjesht përmendi se lufta “nuk ka shkuar në favor të Japonisë.

Për shumicën e japonezëve ky ishte një lehtësim i madh, por jo të gjithë ishin të gatshëm të lëshojnë armët e tyre. Dhjetëra mijëra ushtarë japonezë mbetën në Kinë dhe vazhduan luftën në tokën e askujt e cila ishte vendosur në mes të komunistëve dhe nacionalistëve dhe grupe të tjera më të vogla ishin ende duke luftuar në pjesë të ndryshme të Filipineve deri në vitin 1948.

Por Hiroo Onoda nuk hoqi dorë aq lehtë – ai dhe grupi i tij vazhduan luftën … një luftë që për të ka zgjatur edhe për 30 vjet.
Pasi banorët e ishullit lokal pësuan disa sulme nga ana e Onodas dhe grupeve të tjera të ushtarëve të shpërndarë japonezë, ata vendosën të marrin me qira një Boeing B-17 për të shpërndarë fletushka në të gjithë xhunglën. Kjo ishte mënyra e vetme për tu komunikaur ushtarëve të mbetur se lufta ka përfunduar. Pas kësaj, grupet e disa ushtarëve të mbetur u takuan për të diskutuar vërtetësinë e fletushkave. Aty shkruhej se Japonia u dorëzua, mirëpo ata refuzuan të besojnë këtë dhe arritën në përfundim se fletushkat ishin propagendë e aleatëve.

Kur plani me fletushka dështoi avionët hodhën edhe më shumë të tilla, por tani fletët nga Japonia ishin të shoqëruara edhe me fotografi dhe letra nga familjet e ushtarëve. Ata madje dërguan edhe delegatë që kishin për qëllim të gjenin ushtarët e mbetur dhe ti kthenin në shtëpi. Për grupin e Onodas, kjo vazhdonte të ishte një propaganda dinake e aleatëve.
Vitet kalonin, dhe katër ushtarët e mbetur ishin ende duke e kryer detyrën e tyre; ‘sulmonin armiqtë’ dhe të mblidhin informacione. Në një pikë të caktuar, kur vunë re se të gjithë njerëzit që ata i hasnin ishin në rroba civile, ata mendonin kjo ishte vetëm një tjetër përpjekje për mashtrim. Më në fund, pas pesë viteve një nga anëtarët e grupit, fshehurazi vendosi të dorëzohej. Në vitin 1949 ai u arratis dhe pas 6 muajsh u dorëza me sukses. Onoda më pas u bë më i kujdesshëm, sepse ai ishte i sigurt se shoku i tij i arratisur ishte kapur.

Rreth 5 vjet më vonë, Shimada, anëtari i tretë, u vra në një përleshje në plazh. Në ishull mbetën vetëm dy ushtarë: Onoda dhe Kozuka.
Në 17 vitet e ardhshme sa jetuan në xhungël, ata dy gjatë asaj kohe kanë vrarë dhe plagosur qindra filipinas të pafajshëm. Ata ishin ende të bindur se Japonia do të dërgojë trupa shtesë të cilat ata do ti trajnojnë dhe ti njoh nga afër me terrenin. Megjithatë, kjo që nga dita e parë e ishte detyra e tyre.

Në tetor të vitit 1972, pas 27 viteve i fshehur Kozuka u vra gjatë një beteje me një patrullë filipineze. Japonezët kishin menduar se ai një kohë të gjatë ishte i vdekur, por kur  e panë trupin e tij të vdekur ata filluan të mendojnë se ndoshta edhe Onoda ende ishte gjallë, edhe pse kishte kohë që ishte shpallur i vdekur.

Pasi trupi i Kozukinos u gjet, japonezët përsëri vendosën të dërgojnë një njësi të veçantë që kishte për qëllim të gjente ushtarin e vetëm të mbetur – Hiroo Onoda. Për fat të keq, ata dështuan.

Me 27 vjet praktikë në xhungël, Onoda ishte shumë mirë i fshehur, dhe pa menduar ai vazhdoi misionin e tij.
Së fundi, në vitin 1974, një student, Nario Suzuki, vendosi të udhëtojë nëpër botë. Ai bëri një listë të gjërave që do të bëjë në udhëtim dhe një prej tyre ishte zbulimi Onoda. Çuditërisht, pati sukses në këtë mision- ai gjeti strehimoren e fshehur të ushtarit të fundit japonez.

Onoda refuzoi të kthehej në shtëpi. Ai nuk besoonte se lufta ka mbaruar për aq kohë sa nuk e thotë rreshteri i tij.

Suzuki pas takimit u kthye në Japoni dhe gjeti rreshterin e Onodas, i cili pas luftës ishte punësuar në librari, dhe menjëherë lëshoi urdhërin që Onoda të kthehet.

“Ne me të vërtetë kemi humbur luftën! Si mund të ishim kaq të ngathët?”, ishin fjalët e para të Onodoës kur për herë të parë pas më shumë se 29 vjetëve me të vërtetë besoi se lufta ka mbaruar.

Më 10 mars 1975, në vitin e tij të 52-të të jetës, Onoda ishte në uniformë ushtarake, të cilën e kishte ruajtur në mënyrë perfekte, dhe duke dalë nga xhungla i dorëzoi shpatën Presidentit të Filipineve, Ferdinand Marcos. Marcos ia fali atij të gjitha krimet që ka kryer në 30 vitet e fundit.

Onoda pastaj u kthye në Japoni, ku u prit si hero ku mori pagë për 30 vitet e fundit.

Pasi Japonia kishte ndryshuar në masë të madhe  nuk mund të mësohej me jetën moderne, ai u transferua në Brazil, ku bleu një fermë dhe ku përfundimisht u martua.

Hiroo Onoda ndërroi jetë më 16 janar 2014 në shtëpinë e tij në moshën 91 vjecare. 

Hiroo-Onoda-3

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here