Nga Aurenc Bebja

“La Petite République” ka botuar, të martën e 19 nëntorit 1912, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me intervistën e Luigj Gurakuqit në gazetën “Neues Wiener Tagblatt”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Deklaratat e një shqiptari të shquar

Vjenë, 18 nëntor

Neues Wiener Tagblatt boton një intervistë të Dr. Luigj Gurakuqit, një shqiptar i shquar, i cili udhëtoi nëpër Vjenë për t’u nisur për në Vlorë.

Çështja e Lindjes nuk do të zgjidhet përfundimisht, thotë ai, nëse Serbia ose Mali i Zi pushtojnë qoftë dhe një pjesë të vetme të Shqipërisë.

Shqiptarët nuk duan të bëhen sllavë, ata duan të jenë të pavarur dhe do ta fitojnë pavarësinë ose do të vdesin duke luftuar për të. /konica.al /inforculture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here