6.1 C
Pristina
Friday, January 22, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI - Haxhi Vehbi Dibra - Apostull i atdhetarizmit shqiptar

– Haxhi Vehbi Dibra – Apostull i atdhetarizmit shqiptar

Vehbi Dibra është pjesëmarrës i mjaft kongreseve të ndryshme.

Haxhi Vehbi Agolli (Dibra) lindi në Dibër të madhe më 12 mars 1876, në familjen e nderuar të Agollëve, të njohur për veprimtari atdhetare. Më 1909, mori pjesë në Kongresin e Dibrës, ku mbështeti përpjekjet për arsimin në gjuhën amtare dhe alfabetin me shkronja latine, duke demaskuar politikën antishqiptare të xhonturqve.

Vehbi Dibrës iu ngarkua detyra e kryetarit të këtij kongresi. Ai mbrojti me zjarr çështjen kombëtare shqiptare, mbështeti pikëpamjet e Dervish Himës, Abdyl Ypit. Sotir Peçit, veçanërisht mbështeti vendimin që u mor për të mësuarit e gjuhës shqipe në shkollë.

Kur xhonturqit me forcë kërkonin të hiqej nga kjo pikë e vendimit, ai tha: “Vendimet që janë marrë, s’prishen ma; gjuha shqipe asht gjuhë e vjetër; ajo ka alfabetin e saj dhe nuk ndalohet se asht gjuha e një kombi të lashtë të Evropës, kombit shqiptar, që vjen nga Iliria!”.

Bashkë me patriotët Dervish Hima, Seid Najdeni (Hoxhë Vokrrini), Dom Nikollë Kaçorrin mori pjesë në Kongresin e Manastirit (1908-1910). Ata jo vetëm mbështetën alfabetin e ri, por edhe u zotuan për të hapur disa shkolla në Dibër, me qëllim që të mësohej gjuha shqipe.

Në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, më 28 nëntor 1912, erdhi në krye të delegacionit të Dibrës dhe me propozim të Luigj Gurakuqit zgjidhet Kryetar i Pleqërisë (Senatit), i cili kishte për detyrë të kontrollonte e këshillonte qeverinë. Ai zëvendësonte Kryeministrin, Ismail Qemalin, kur ai shkonte jashtë për mbrojtjen e të drejtave të kombit shqiptar.
Gjatë Luftës së Parë Botërore, Vehbi Dibra mërgoi në Sofje e Bukuresht, ku vazhdoi veprimtarinë patriotike me Mihal Gramenon, Themistokli Gërmenjin, Muço Qullin etj.

Vehbi Dibra, si një personalitet i lartë, si një patriot i cili ka vënë vulën e tij në çastet historike më kulmore për kombin tonë, megjithëse klerik, fenë nuk e vështroi si një humnerë që duhej të ndante e përçante shqiptarët. Përkundrazi, mbrojti idenë e unitetit të popullit shqiptar, si një faktor me rëndësi të madhe për ekzistencën e tij si komb. Ideja e vëllazërimit e bashkimit të të tërë shqiptarëve pa dallim feje, ishte e shenjtë për të, ndaj luftonte çdo përpjekje të armiqve për të ndezur dasitë fetare.

“Kristianë e myslimanë janë shqiptarë e të pa ndarë”, – u thoshte Vehbi Dibra pjesëmarrësve në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, më 28 nëntor 1912. Ai u ngarkua nga Qeveria e Përkohshme e Vlorës, që të merrej me organizimin e klerit mysliman shqiptar dhe shkëputjen e tij nga ai otoman. Gjatë pushtimit osman, veprimtaria fetare, propaganda dhe arsimi, që kishin të bënin me besimin islam, drejtoheshin nga Stambolli nga Shejhul Islami. Vehbi Dibra mund të quhet themelues i Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Në krye të Komunitetit, ai arriti t’i japë ngjyrë kombëtare këtij instituti të lartë fetar.

Në vitin 1923, hapet Medreseja e parë e Lartë, si dhe filloi të botohej revista “Zani i Naltë”, e para e këtij lloji në vendin tonë. Pra, në të gjitha arritjet ndjehet dora e këtij personaliteti, i cili me porositë, orientimet dhe me pjesëmarrjen e tij aktive, ia rriti autoritetin Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe e lidhi atë me vende të botës islame.

Vehbi Dibra vdiq në Tiranë më 24 mars 1937. Në ceremoninë e varrimit të këtij personaliteti të shquar të kombit shqiptar, Kryetari i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Imzot Visarion Xhuvani ndërmjet të tjerave theksoi:

“E kam njohur si një nga të parët kryetarë shpirtërorë. Ai qe i pari që u dha dorën të krishterëve, duke u thënë se e ndjekim besimin që na kanë lënë trashëgimi të parët, porse kudo e kurdoherë në jetën tonë, jemi vëllezër të pandashëm”.

Më poshtë ai shtoi:

“Është i pari kryetar i fesë muhamedane në Shqipëri, i cili duke qenë prej origjine të Shqipërisë së Epërme, respektohesh e simpatizohesh që në kohnat kur nuk ishte brumosur mirë bashkimi i plotë kombëtar; respektohesh e simpatizohesh si prej shqiptarëve të jugut më të largët të Shqipërisë, ashtu edhe atyre të veriut të epërm, si nga të krishterë dhe nga muhamedanë.

Kohnat në të cilat jetoi, punët e fesë muhamedane në Shqipëri ishin kohnat e atyre sëmundjeve shoqërore, që kalojnë të gjithë kombet, kur janë formuar rishtas si shtet dhe personalitetet e ndershme, ose prijësit e fesë, ndodhen nën pozitë të vështirë shumë, pse fiset ose bajraktarët e kombit janë në përpjekjet e tyre më primitive dhe gjithsecili prej tyre ka dëshirë e mundohet me e ba për vete të parin e fesë për me forcue pozitat ose për me realizue qëllimin e vet”.

Vehbi Dibra, ky personalitet i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, teolog dinjitoz u shfaq në momentet vendimtare të historisë sonë dhe shumë shpejt zuri vendin në plejadën e patriotëve më të rëndësishëm të Rilindjes sonë.

Ai hyri në skenën politike e shoqërore nga fundi i shekullit XIX, në vitet e furishme të luftës së popullit shqiotar për çlirim kombëtar.

Për veprimtari të shquar patriotike Vehbi Dibra (Agolli) dekorohet me Urdhrin e “Lirisë” të Klasit të Parë. /konica.al /inforculture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

A janë puçistë shqiptarët?

"SULLTANI I FUNDIT"Nga: Michele De Grece (fragment nga romani historik “Sulltani i fundit” mbi puçin në Perandorinë...

Simon Rrota: Si i mbrojti ushtria turke kristianët e Shkodrës

KUJTIMET E PIKTORITMarrëdhëniet e katolikëve e muslimanëve në Shkodrën e fillimshekullit të 20-të…Duhet...

Nëna luaneshë sulmohet dhe përleshet me qentë e egër për ta shpëtuar këlyshin

Shalin Fernando ishte duke vizituar një zonë malore në Botswana, kur pa një luaneshë me të voglin, që ishte rrethuar prej një...

Lëngu i qepës, zgjidhja ideale për pastrimin e organizmit

Lëngu i qepës është një pije jo shumë e përhapur dhe me shumë gjasë e padëgjuar.Ky lëng ka një përdorim tërësisht mjekësor...

Recent Comments