6.1 C
Pristina
Tuesday, July 27, 2021
Home RETROSPEKTIVË Fotografi e rrallë e Azem Galicës në vitin 1915

Fotografi e rrallë e Azem Galicës në vitin 1915

Një fotografi e rrallë e Azem Galicës është shfaqur së fundi, e cila e shpërfaq heroin kombëtar në rininë e tij.

Ai qëndron mbi kalë të shalës, para aparatit që e shkrepi me gjasë fotografi Kel Marubi i familjes së njohur shkodrane. Në Facebook fotografinë e ka postuar regjisori Bekim Lumi.

“Foto e rrallë e luftëtarit dhe heroit Azem Galica. Me gjasë kjo foto asht ba në vitin 1915 nga fotografi Kel Marubi”, ka shkruar ai.

Bedri Tahiri në librin e tij “Azem Bejtë Galica” u lind më 10 dhjetor 1889. I rritur në gjirin e një familje me tradita luftarake e patriotike, që nga fillimi u përcaktua për luftë të pakompromis me secilin që do t´i cenojë vatrat e të parëve.

Si fëmijë përjetoi ngjarje të hidhura dhe tragjike. Turqit ia vranë babanë dhe ia dogjën shtëpinë, duke i lënë të pastrehë. Rropatjet e kësaj familjeje nëpër dallgët e egra të jetës ia forcuan ndjenjën e atdhedashurisë dhe ia ngritën në një ideal të pashuar, për të cilin e dhe edhe jetën.

Tiparet e një trimi të paepur dhe të një vizionari të mprehtë u manifestuan që në rininë e hershme të këtij djaloshi. Si i vogël dallohej nga moshatarët. Ishte i zgjuar e i shkathtë. I pëlqenin shumë këngët e trimërisë dhe rrëfimet e pleqve për ngjarje të ndryshme nga historia kombëtare. Në odat tona – shkolla, mori mësime të mira. Ky shpirt i shëndoshë qëndronte në një trup të shëndosh, siq do të thoshin latinët. Edhe për zhdërvjelltësi ua kalonte të

gjithëve. Në mundje, me çobanë, ishte i pari. Por mbi të gjitha atë e cilësonin trimëria dhe guximi. Ende pa i mbushur 11 vjet me pushkën e dajës, e pati plagosur një serb të Selacit, (Stojanin) të cilit ia kishin frikën të gjithë.

Gjatë viteve 1910 – 1912 shpërthyen kryengritjet e përgjithëshme për pavarësinë e tokave shqiptare. Më 5 maj 1912 Hasan Prishtina doli në Drenicë, i mbathi opingat dhe e dha kushtrimin për një luftë mbarëkombëtare kundër Perandorisë osmane.

Edhe Azemi, 20-vjeçar, u radhit në çetat kryengritëse të Drenicës, të udhëhequra nga Ahmet Delia i Prekazit. Kur drenicasit dhe shaljanët ishin nisur për luftë përbri tyre marshonte Isa Boletini, hipur mbi kalë e i shoqëruar nga disa trima. Në mes të shumë trimave i ra në sy djaloshi sypatrembur e i etshëm për luftë.

Nëse luftërat ballkanike për disa popuj ishin fatlume, se ua sollën lirinë, për shqiptarët e Kosovës ishin të kobshme, sepse u sollën robëri të reja. Fitorja e 28 Nëntorit ishte gjysmake.

Kosova u pushtua nga Serbia dhe Mali i Zi. Ato filluan terrorizmin mbi popullatën shqiptare. U sulmuan çdo gjë kombëtare: gjuha, flamuri, zakonet, feja, toponime e të tjera, me qëllim që të bëhen shpërngulje nga Kosova. Krahas atyre u hapën edhe shumë burgje e kampe turture. Në Drenicë kampi më famëkeq ishte ai i Runikut, ku u keqtrajtuan shumë drenicas.

Azem Bejta të gjitha këto ngjarje i përjetoi vetë, në vijën e frontit. Kurrë nuk iu nda luftëtarëve të lirisë. Mori pjesë edhe në Betejën Legjendare të Merdarit, ku mbeten mijëra të vrarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Brenda një kapsule gjigante duke soditur Tokën, ja kur mund të martoheni në hapësirë

Martesa është një ndër momentet më të veçanta të jetës dhe mund të kthehet në ditën më të paharrueshme nëse realizohet në...

SHPELLA E SHKEMBIT TE BARDHE GJOREM dhe Pjesa perëndimore e Kurbinit

Nga Dede Margjoni Ana perëndimore,zona bregfushoree Kurbinit është e diellzuar, ka fusha pjellore që rrethohen nga trë lumenj, kullota...

“Ju nuk do të jeni më ata shqiptarë që keni qenë deri më tani, kaq të frikshëm dhe të respektuar”

Fjalimi i Ali Pashës mbajtur para shqiptarëve, para se të fillonte kryengritjen kundër perandorisë osmane. Duke mbledhur personazhet kryesorë...

Sa të rrezikuar jemi nga valët elektromagnetike

Ne jeten tone te perditeshme, ne ndeshemi me vale te shumllojeshme, ndaj te cilave organizmi reagon ne menyra te ndryshme.

Recent Comments