Ftoi është një frut që ndoshta është kultivuar nga njeriu dhe më herët se molla apo dardha, fruta të cilave u ngjason shume, sepse bën pjesë në të njëtën familje.


“Mollë e artë” njihet ndryshe ftoi në mitologjinë Greke. Duke qenë në muajt e vjeshtës ju këshillojme që të përfitoni për të konsumuar këtë frut. Ftoi ka shumë vlera ushqyese, që ndihmojnë veçanërisht në shëndetin kardiovaskular dhe gastrointestinal.

Vlerat ushqyese për 100g ftonj: Ujë 83.8 g; proteina 0.4 g; kcal 57 g; yndyrë 0.4 g ; karbohidratet 15,3 g; sheqer 0 g; fibra 1.9 g; kalium 197 mg ; kolesterol 0 g.

Ftoi është i rëndësishm për shëndetin kardiovaskular pasi është i pasur me pektin, një fibër e tretshme dietetike. Ky frut ndihmon në ekuilibrimin e glukozës dhe kolesterolit në gjak. Gjithashtu ftoi ndihmon në shëndetin e aparatit tretes falë substancave që ndihmojne tretjen.

Një gotë me lëng ftoi do të ndihmonte sistemin imunitar duke rigjeneruer të gjitha funksionet tregojnë studimet e fundit. Një gotë çdo ditë për mëngjes parandalon sëmundjet e dimrit.

Një nga mënyra e përdorimit të ftoit: mund të gatuhet në pak ujë me një ose dy lugë sheqer kafe dhe një shkop kanellë dhe mund të konsumohet pas një vakti, për mëngjes ose pasdite.Ftoi është një përbërës i shkëlqyer në përgatitjen e ëmbëlsirave me shije të vjeshtës. Në disa rajone të Italisë, ftoi është përdorur, për të bërë liker aromatik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here