6.1 C
Pristina
Saturday, January 16, 2021
Home ART Ekspozita virtuale "Riatdhesimi" e artistes Agata Çetta(Foto)

Ekspozita virtuale “Riatdhesimi” e artistes Agata Çetta(Foto)

Artistja Agata Cetta të hënën ka paraqitur ekspozitën e saj virtuale me titull “Riatdhesimi”.Ekspozita përmban koleksionin prej 9 pjatave nga argjila në të cilat ajo ka paraqitur motivet më reprezentuese nga eksponatet në ekzil,shkruan InforCulture.Info

Përveç ekspozitës ajo ka postuar edhe një shkrim me të cilin bën thirrje publike për çështjen e artefakteve arkeologjike nga Kosova të cilat mbahen në Muzeun Etnografik dhe Muzeun Kombëtar në Beograd. Ajo thotë se riatëdhesimi i artefakteve arkeologjike dhe objekteve etnografike ka rëndësi kyçe për të tashmën dhe të ardhmën e Kosovës.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë që Agata Cetta ja ka bashkangjitur ekspozitës:

“Artefaktet arkeologjike që janë gjetur në territorin e Republikës së Kosovës datojnë qysh prej periudhës parahistorike. Ato janë dëshmi e trashëgimisë tonë shumë të pasur kulturore.

Janë 1243 eksponate arkeologjike dhe etnografike nga Kosova që mbahen në Muzeun Etnografik dhe Muzeun Kombëtar në Beograd. Koleksioni arkeologjik përmbanë objekte prej periudhës së neolitit, metaleve, antikitetit dhe mesjetës duke përfshirë dokumentimin e këtij thesari.

Në vitin 1993, me iniciativen e galerisë së Akademisë së Shkencave dhe të Arteve në Beograd, është marrë një vendim për prezentimin e një numri të artefakteve arkeologjike dhe objekteve etnologjike nga Muzeu i Kosovës në një ekspozitë të përkohshme në Beograd e më pas këto objekte të rikthehen në Prishtinë. Pas selektimit, në vitin 1997, thesari me objekte të trashëgimisë kulturore të Kosovës, fillon të bartet nga Muzeu i Kosovës. Ekspozita u prezentua në Beograd në vitin 1999, por pas përfundimit te ekspozitës objektet nuk janë kthyer më asnjëherë në Prishtinë, ato vazhdojnë të mbahen në Beograd.

Sot Muzeut të Kosovës i mungojnë rreth 2000 objekte materiale, artefakte këto të gjetura nga i gjithë territori i Kosovës. Përkundër përpjekjeve për minimalizimin e vlerës së këtyre objekteve, këto janë një thesar i paçmueshëm dhe i rëndësisë primare, që e vendosë Kosovën në kontekst dhe e lidhë me të kaluaren e sajë deri në neolit.

Rikthimi i trashëgimisë nuk është procedurë që bartet nga individët, e as nga organizatat kulturore. Iniciativat për kthimin e objekteve të trashgimisë kanë qenë të pakta, ku ka munguar çasja konsistente nga institucionet e Kosovës, e si pasojë, edhe pas më shumë se 20 vitesh, kjo çështje ka mbetur e pazgjidhur. 

Riatëdhesimi i artefakteve arkeologjike dhe objekteve etnografike ka rëndësi kyçe për të tashmën dhe të ardhmën e Kosovës. Ky koleksion përmban kryevepra, objekte të pazavedësushme që japin një pasqyrë të kulturës nga perspektiva historike. Ndër eksponatet e huazuara përfshihen objekte religjioze, shpirtërore, arti, etnologjie, zejtarie dhe nga jeta e përditshme. Prezenca e këtyre objekteve në vendin e origjinës përveç që është e drejtë ligjore si pronar legjitim, ka të bëjë me zotërimin e të kaluarës, integritetin e identitetit dhe mbi të gjitha me simbolikën shpirtërore për qytetarët e Kosovës.

Si qytetare edhe si artiste e kam përgjegjësi te jap kontribut për thirrje të gjerë publike në lidhje me këtë çështje. Në kuadër të programit të Muzeut të Kosovës, me rastin e shënimit të “Ditës Ndërkombëtare të Muzeut” prezentoj në formë virtuale ekspoziten personale “Riatdhesimi”. Në koleksionin prej 9 pjatave nga argjila i kam paraqitë motivet më reprezentuese nga eksponatet në ekzil. Natyra virtuale e ekspozitës ndihmon që të shfrytëzohen avantazhet e teknologjisë për një përhapje të gjerë në publik, duke pasë parasysh prezencën e madhe në rrjetet sociale të të gjitha sferave të shoqërisë. Shpresoj të jetë kjo një përpjekje në mesin e shumë të tjerave si individ dhe si grup për avancim drejt këtij qellimi”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Çfarë dimë me siguri për ndërtimin e Piramidave Egjiptiane?

Të tre piramidat e Faraonëve Cheops, Chefren dhe Menkaure janë ende atje në pllajën e Gizës, pas mijëvjetësh, për të dëshmuar madhështinë...

Kujdes! Ky është çaji që nuk duhet ta ndani në ditët e ftohta

Kujdes! Ky është çaji që nuk duhet ta ndani në ditët e ftohtaStina e dimrit është ideale...

Shndërrimi i aeroportit të Shanghait në një park përrallor(Foto)

Ka gati pesë vjet që autoritetet kanë hequr dorë nga aeroporti Longhua në Shanghai, por jo edhe ka hapësira.

Sa filxhanë kafe në ditë janë mirë për shëndetin tuaj, sipas shkencës

Gjatë shekullit të 17-të, pirja e kafesë dënohej me vdekje. Në atë kohë, besohej se kishte efekte që ndryshonin mendjen. Për fat...

Recent Comments