6.1 C
Pristina
Monday, January 18, 2021
Home SHKENCË/TECH Përse është e rrezikshme të përdorni iPhone ose Samsung të vjetër?

Përse është e rrezikshme të përdorni iPhone ose Samsung të vjetër?

Përdorimi i një aparati të vjetër celular mund të përbëjë rrezik për ju. Ky është paralajmërimi që japin ekspertët për të gjithë ata që përdorin iPhone ose Samsung të vjetër, apo çdo lloj tjetër celulari me platformën Android.

Bëhet fjalë për ata celularë të cilëve u është hequr mbështetja nga kompania, pra atyre të cilëve nuk u përditësohet software.

Por në çfarë forme jeni të rrezikuar? Ekspertët e teknologjisë thonë se ata persona të cilët përdorin këto pajisje të vjetra, rrezikohen nga sulmet e hakerave. Për shkak celularë të tillë nuk kanë më mbështetjen e kompanisë së tyre, siguria është më e ulët. Hakerat e kanë më të lehtë të ndërhyjnë në pajisjen tuaj dhe të vjedhin informacione me vlerë, sikurse janë të dhënat tuaja personale, foto apo video, por edhe llogaritë bankare nëse i keni të hapura në aparatin tuaj.

Kompanitë e mëdha, si Apple apo Samsung, ndërpresin rregullisht mbështetjen për pajisjet e vjetra, pasi jo të gjithë celularët azhornohen me sistemin më të fundit operativ. Këto pajisje të vjetra, hakerat i shikojnë si objektiva të lehtë dhe i sulmojnë në mënyra të ndryshme, thonë ekspertët. Prandaj ata këshillojnë që të blini aparate celulare sa më të reja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Fshati në Shqipëri që nuk i ‘njeh’ paratë

Pamundësia ekonomike dhe infrastruktura ka bërë që fshati Orenjë i Librazhdit të mbetet i izoluar nga pjesa tjetër e zonës.

Qyteza gjermane ku qiraja është vetëm 1 euro

Fuggerei, është një qytezë e cila ndodhet në Gjermani dhe duket si idealja për çdo njeri i cili kërkon të nisë një...

Borë në shkretëtirë, pamje mahnitëse nga Arabia Saudite

Ndërsa janari është muaji i borës dhe i akullit në shumë pjesë të botës, shkretëtirat në Afrikë dhe në Lindjen Mesme bëjnë...

Kafe për flokë të shëndetshme

Kafeja është një burim i shkëlqyer ushqyesish dhe antioksidantësh të cilët i bëjnë mirë jo vetëm lëkurës por edhe flokëve.

Recent Comments