Beteja e Canakkales është një ndër betejat më të përgjakshme që kanë ndodhur në luftën e parë botërore. /InforCulture.info
Në atë betejë u zhvillua luftë e rreptë ku në njërën anë ishte ushtria e Perandorisë Osmane atë kohë të dobsuar pas luftrave ballkanike por e ndihmuar nga Austor-Hungaria dhe Gjermania dhe në anën tjetër ishte ushtria Angleze dhe Franceze të ndihmuar edhe nga Rusia. Të dy palët kishin nga rreth 250.000 ushtarë.
Në rradhët e Perandorisë Osmane ishin të rreshtuar rreth 25 mijë shqiptar të cilët shumica prej tyre humbën jetën, u plaguan, u zhdukën apo u zunë rob në këtë luftë.
Për këtë betejë të përgjakshme të luftës së parë botërorë u shkruajt shumë, u thurën lavde dhe u kënduan edhe shumë këngë, ku njëra ndër to është edhe kënga që u këndua edhe në trojet shqiptare që i këndohet luftës së Canakkalasë.
Më poshtë mund ta ndëgjoni këngën e kënduar nga ‘mbreti’ i folklorit shqiptar sic njihet në popull, Salih Bajrami, që këndon me shumë emocion këtë këngë kushtar shqiptarëve që luftuan në Canakkale. /InforCulture.info