Categories: KURIOZITETE

Pas gjysmë shekulli, dunat spanjolle nuk kanë asnjë gjurmë këmbësh

Një nga atraksionet më të famshme turistike në Spanjë ka pësuar një transformim të mrekullueshëm, i cili i ka befasuar, e i ka kënaqur njëkohësisht ambientalistët. Dunat masive të rërës të Maspalomas në Gran Canaria, të njohura në mbarë botën për bukurinë e tyre, tërheqin cdo vit me qindra mijëra turistë çdo vit, shumë prej të cilëve lënë pas shenjat e tyre.

Mbrojtësit e mjedisit kanë kërkuar vazhdimisht nga pushuesit, përfshirë britanikët, që të mos e prishin harmoninë e ambjentit me vizatime e iniciale në rërë, ndërsa gjurmët e shumta të tyre mund të shihen qartazi nga lart. Vetëm një vit më parë,  ata paralajmëronin se bukuria natyrore e zonës do të shkatërrohet e do të humbasë përgjithmonë nëse vizitorët nuk “edukohen”.

Situata u rëndua aq shumë, sa në aeroporte nisën të shpërndaheshin fletëpalosje me këshilla. Por tani, pas javës të tëra izolimi të Spanjës për shkak të koronavirusit, këto duna kanë marrë një pamje të re të jashtëzakonshme për të cilën ambientalistët thonë se nuk ishtë parë prej mbi 50 vjetësh.

Për shkak të mungesës totale të pushuesve dhe vendimit të qeverisë për të mbyllur të gjitha plazhet, dunat e Maspalomas janë në gjendje të pacënuar, ashtu sic i ka bërë natyra, pa asnjë gjurmë apo shenjë të lënë pas nga njerëzit. Ky rezervat i vecantë natyror konsiderohet si një nga sistemet më ikonike të Gran Canaries.

Y

In For Culture

Recent Posts

1989/ Si erdhi interneti në Tiranë dhe cili ishte portali i parë

Ishte viti 1989. Në Universitetin Politeknik i Tiranës (UPT) ndodhi një ngjarje historike: lidhja e…

11 mins ago

Bëni kujdes nëse shihni një monedhë si kjo në derën e makinës

Nëse shihni një monedhë të ngjeshur si kjo në derën e makinës suaj, veproni menjëherë!…

29 mins ago

10 vendet më misterioze në botë, ndër to edhe një qytet shqiptar

Janë disa vende në botë që na lejojnë të lidhemi me hyjnoren. Këta janë vende…

2 hours ago

Harta e OKB-së, zbuloni si do të jenë shqiptarët në vitin 2060

Plakja e popullsisë dhe emigracioni do të bëjnë që në vitin 2060, mosha mesatare e…

2 hours ago

10 misteret e fshehura në pikturat e famshme

Arti nuk është vetëm një burim frymëzimi, por gjithashtu një mister i madh. Artistët shpesh…

3 hours ago

“Somenat dita m’u di” (Që me natë dita m’u gdhi)-Kënga e parë dasme arbëreshe e dokumentuar

Të parën këngë dasme arbëreshe e ka dokumentuar Jeronim De Rada, dhe titullohet “Somenat dita…

3 hours ago