Studimet vërtetojnë praninë e materialit “PET” që gjendet në shishet plastike

Mbërrin prova e parë e pranisë së mikroplastikave në gjak. Kërkimi është kryer në Vendet e Ulëta dhe është koordinuar nga Universiteti Vrije i Amsterdamit.

Autorët shpjegojnë se janë mbledhur analizat e gjakut të 22 vullnetarëve, ku janë kërkuar gjurmët e 5 polimereve që janë molekulat bazë që ndërtohet plastika. Pas matjeve, rezultoi se në ¾ e kampioneve të ekzaminuara, materiali më i hasur është PET, me të cilin përbëhen shishet e plasitkës që janë më përdorim të përditshëm mbarëbotëror. Sasia e gjetur është 1.6 mikrogram për mililitër, e thënë ndryshe një lugë çaji në një mijë litra ujë.

Gjithashtu është gjetur edhe polistireni që përdoret në imbalazhet dhe së fundi edhe Plexiglas.

Pas këtij rezultati, studimi do të vijojë për të kuptuar më tepër në kalimin e mikroplastikave nga qarkullimi i gjakut në organet e njeriut dhe dëmet që shkaktojnë, pasi mund të përbëjnë një rrezik të madh për shëndetin publik.

Klan News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here