Categories: ARTKULTURË

Anton Çetta mor po ban medet-e, kjo Kosova more shumë po hjek-e

Këngë nga Ilir Shaqiri kushtuar Anton Çettës, burrit të madh të kombit shqiptar. Kënga trajton veprën e Anton Çettës, dhe historinë e fillimit dhe mënyrën e zhvillimit të fushatës për pajtimin e gjaqeve në vitin 1990 në Kosovë. /InforCulture.info

Anton Qeta mor po ban medet
kjo Kosova more shum po hjek
Hile t’medha la historia
varre t’hapuna more neper shpija
Nate e zez o more 500 vjet
kan frik thmija more t’rriten n’djep
Rritet bari, rritet permi shpi
ma shum lot o pijn thmija se gji

Nga Lum Bardhi zogjt e nisen vrapin
bac Antoni, trimi ju ep krahun
E i lshon zanin Llapit e Rugoves
thot t’ja lajm o borxhin Kosoves
t’fala bami more vorrit t’parit
me mi ba mur o roje vatanit.

Po i thrret Vokshi, o po i thrret Drenices.
rujmi vorret e Azem Galices
Shkrun Prekazi, shkrun per Firaj
lidh ti besen se un gjith ta mbaj.

Jemi rrit me qumsht te ni gjini
kem blue drith o ne ni gur mullini
Veq ni nane ne na ka maru
perkun djep o si ty dhe mu

Burri t’fal mor, t’fal e jo nuk ngutet
T’fal shqiptari, t’fal e jo se tutet
I hap krahet plaku shqipe mali
pyet Kosova, gjakun kush s’ma fali?
Kush s’ma fali o gjakun ksaj stine
Plag me thik o m’ka lan pas shpine

Fal t’qoft gjaku i tim bir
T’lumt burr, kofsh faqebardh.

Kush s’ma fali o gjakun ksaj stine
Plag me thik o m’ka lan pas shpine /InforCulture.info


InFor. Culture

Recent Posts

Ushqimet që ndalojnë gërhitjen

Gërhitja është një problem që prek shumë njerëz në mbarë botën. Zhurma e bezdisshme e…

14 hours ago

Çfarë ishin konkurset blegtorale që u zhvilluan në Shqipëri nga 1929 deri në 1936 (FOTOT)

Konkurset blegtorale janë zhvilluar në Shqipëri për herë të parë në vitin 1929 në Tiranë…

15 hours ago

Si të përmirësoni lidhjen Wi-Fi në shtëpi dhe të keni internet më të shpejtë

Ndërsa koronavirusi vazhdon të përhapet, shumë njerëz e gjejnë veten duke punuar ose studiuar nga…

15 hours ago

A duhen përdorur antibiotikët kur jeni me grip?

Një nga sfidat më të mëdha të shëndetit global është përdorimi pa kriter i antibiotikëve.…

16 hours ago

Daisugi, teknikë e lashtë japoneze e mbjelljes “pemë mbi pemë”

Japonia është një vend intrigues (veçanërisht për një të huaj) që nuk pushon së mahnituri…

17 hours ago

Rigjeneroni flokët tuaj me uthull molle, limon dhe birrë

Flokët mund të dobësohen dhe të fillojnë të bien për shumë arsye, duke filluar nga…

17 hours ago