Kur janë të uritur, njerëzit bëhen më agresivë, theksojnë shkencëtarët

Sa më shumë kohë kalon midis racioneve, niveli i glukozës është më i ulët për prandaj truri fillon të tajitë hormonin e stresit.

Në rast që kalon shumë kohë midis dy racioneve, truri është në panik se më nuk do të marrë ushqim. Glukoza i jep trurit të ashtuquajturin “karburant”, transmeton Telegrafi.

Kur truri është i uritur, interaksioni i njerëzve bëhet posaçërisht i vështirë, sepse karburanti më i rëndësishëm i trurit, glukoza, u ndihmon njerëzve që të përqendrohen.

Kur glukoza arrin në nivele kritike, mund ta kemi të vështirë të përqendrohemi; mund të bëjmë gabime banale prej vështirësisë në të folur, ose mund të bëhemi agresivë.

Nëse nuk hamë, vjen deri te përgjigjja psikologjike e cila e krijon pakënaqësinë.

Sulmi i urisë nxit hormonin e stresit për çka është e vështirë që të përmbahet hidhërimi.

Adrenalina ofron një veprim të llojit “lufto ose ik” përballë ndonjë të papriture ose ndonjë situate kërcënuese.

Agresiviteti ndërpersonal, në fakt, varet shumë nga kultura e përkatësisë.

Zgjidhje janë porcionet e vogla të pasura me artikuj ushqyes, këshillojnë shkencëtarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here