Categories: KËSHILLA

Kurat natyrale kundër humbjes së oreksit

Oreksi ikën për arsye nga më të ndryshmet siç mund të jenë sëmundjet apo stresi.

Nëse dëshira për ushqim shuhet për një kohë të gjatë, atëherë mund të përballeni jo vetëm me rënie jo normale në peshë por edhe sëmundje të ndryshme, disa prej të cilave janë kronike.

Përpos medikamenteve, oreksi mund të rikthehet falë disa kurave natyrale të cilat mund t’i bëni lehtë në shtëpi, duke ndjekur këto këshilla të AgroWeb.org.

Koriandra

Kjo bimë përdoret me sukses kundër një sërë problemesh shëndetsore.

Barishtja përmban sasi të mëdha antioksidantësh, vitaminash dhe vajrash esencialë që ndihmojnë në ruajtjen e një ekuilibri të shëndetshëm të kolesterolit dhe ulin kolesterolin e keq.

Ajo është efikase në gjallërimin e dëshirës për ushqim, ndihmon tretjen dhe stomakun.

Farat e koprës

Kopra si bimë është një nga produktet më të mira kundër mungesës së oreksit.

Përtypja e farave ju rikthen oreksin dhe zbut fryrjet që vijnë si pasojë e problemeve në aparatin tretës.

Farat e Koprës mund t’i gjeni në pikat e bimëve medicinale.

Xhenxhefili

Xhenxhefili është ideal për të rimëkëmbur dëshirën për ushqim.

Konsumi i xhenxhefilit rrit sekrecionet gastrike dhe dëshirën për ushqim.

Përdoreni xhenxhefilin në gatimet tuaja për të zgjidhur problemet me oreksin si edhe çaj.

Për çajin në një gotë ujë duhet rreth 1 cm xhenxhefil i grirë ose në feta.

Nenexhiku

Nenexhiku njihet për vlerat terapeutike sidomos kundër fryrjeve dhe problemeve me tretjen.

Shkencëtarët kanë zbuluar që nenexhiku është përdorur në mjekësinë popullore për mbi 10,000 vjet.

Sipas të dhënave ai ndihmon në rikthimin e oreksit dhe ju mban të shëndetshëm dhe në formë.

Pini çaj nenexhiku një herë në ditë për të zgjidhur problemin e mungesës së oreksit.

Çaji i nenexhikut lehtëson kalimin e gazrave në organizëm, largon të vjellat, zgjidh problemet me diarenë dhe konstipacionin.

Sugjerohet që nëse vuani nga këto simptoma ta pini çajin përpara se të shtriheni për të fjetur.

Çaji i nenexhikut përgatitet njësoj si çajrat e tjerë bimorë.

Limoni

Limoni ka fuqinë të stimulojë gjendrat e shijes.

Ai është i pasur me vitaminë C dhe ju ndihmon nga një sërë rreziqesh.

Konsumi i limonit stimulon oreksin dhe parandalon rënien jo normale të peshës, si pasojë e mungesës së oreksit.

In For Culture

Recent Posts

Propozimi amerikan në ’45: Shqipëria të japë Shkodrën e të marrë Kosovën…

“Shqipëria të marrë pjesë nga Jugosllavia e Jugut me popullsi shqiptare dhe ta kompensojë atë…

20 hours ago

Ide për shkrepje fotografish kreative (FOTO)

Fotografitë, si në letër e po ashtu edhe digjitale mund të shkatërrohen. Por emocionet dhe…

20 hours ago

Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut

Shkruan: Haxhi Mehmetaj Nga ky mbishkrim kuptojmë që kemi të bëjmë më një monument varri…

21 hours ago

Hebrenjtë në Shqipërinë e besës

Kastriot Kotoni Popujt e Mesdheut kanë pikëtakimet e tyre të hershme qysh në ngjizjen e…

22 hours ago

Konsumoni 2 mollë në ditë, ja çfarë do ndodh me organizmin

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë ajo është molla. Nuk është ekzagjerim.…

22 hours ago

Keni probleme me tretjen? Ja formula ideale

Konstipacioni, plogështia dhe problemet me stomakun janë shenja paralajmëruese që sistemi tretës nuk po funksionon…

24 hours ago