Platforma më e popullarizuar për video konferenca Zoom, është rritur nga dhjetë milionë në 200 milionë përdorues brenda disa muajsh, për shkak të kërkesës së shtuar për qasje të përbashkëta në kohën e mbylljes së pasojë e situatës me coronavirus.

Mirëpo, Google nuk dëshiron të mbetet prapa në këtë aspekt dhe është duke iu kundërvënë Zoom, me platformën Meet, që prej tani ua mundëson të gjithë që ta përdorin falas, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, Google ofron edhe aplikacione tjera për video konferenca ai Duo dhe Hangouts, që gjithashtu janë falas, por vijnë me një numër të kufizimesh, pasi Hangouts mbështet vetëm deri në 25 pjesëmarrës, ndërsa Duo deri në 12 pjesëmarrës.

Kohën e fundit, Google shtoi edhe veçori shtesë në Meet, siç është sistemi i fokusimit të pamjeve që përfshinë 16 pjesëmarrës njëherësh, mundësia e funksionimit me dritë të ulët si dhe bllokimi i zhurmës.

Si pjesë e G Suite, që është format i Google i orientuar për biznes, platforma Meet kushtonte pesë euro në muaj, ndërsa tani është falas dhe mund të merret vetëm me një llogari të zakonshme.

Mundësia që të ofrohet falas, do të zgjerohet gradualisht në “javët në vijim”, pasi Google dëshiron të sigurojë që përvoja të mbetet e sigurt dhe e besueshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here