Categories: KËSHILLA

Si të punosh nga shtëpia në mënyrë të shëndetshme

Miliona njerëz në mbarë botën po përballen me vështirësi të ndryshme teksa punojnë nga shtëpitë e tyre në kushtet e izolimit. Një prej tyre është edhe përshtatja e të punuarit nga zyra në shtëpi, por duke ruajtur njëkohësisht shëndetin fizik dhe mendor.

Kiropraktikuesit në Mbretërinë e Bashkuar, janë detyruar të mbyllin klinikat e tyre gjatë kësaj periudhe. Dr Damien O’Dwyer paralajmëron për rreziqet që sjell puna nga shtëpia, ndaj ofron disa këshilla që të ndihmojë qytetarët që të mbrojnë shëndetin e tyre.

Lëvizja më e rëndësishme sesa qëndrimi

“Kur nuk i keni më sendet e duhura, si karrigia e zyrës apo tavolina e punës, kjo përbën rrezik” thotë Dr O’Dwyer, i cili punon në një qendër kiropraktike në Angli.

Këshilla e tij kryesore është “Nuk ka një qëndrim të përsosur kur qëndroni të ulur për tetë orën në ditë. Lëvizja është gjëja më e rëndësishme”.

Gjeni një karrige të rehatshme, gjunjët nuk duhet të qëndrojnë më lartë se vithet, kjo është shumë e rëndësishme”, thekson Dr O’Dwyer.

“Më e mira do ishte të gjeni një tavolinë të lartë që të mund të qëndroni në këmbë, në pamundësi alternoni midis qëndrimit të ulur dhe lëvizjes”, shtoi ai.

Marc Sanders, një kiropraktikues nga Shoqata e Kiropraktikuesve të Britanisë, thotë se shumica e njerëzve punojnë para ekranit dhe këshillon që të rregulloni gjatësinë e karriges në mënyrë që ekrani të jetë në një nivel me sytë.

Por për të siguruar si shëndetin fizik ashtu edhe atë mendor teksa punoni nga shtëpia, Dr O’Dwyer thotë të ndiqni këshillat e mëposhtme:

  • Pini ujë: “Mbani një shishe uji pranë tavolinës së punës, që të shmangni dehidratimin”.
  • Pushoni: “Merrni një pushim gjatë drekës dhe dilni në diell nëse e keni këtë mundësi. Vitamina D është shumë e rëndësishme për të mbajtur larg viruset”. Ai rekomandon që të bëni një pushim të shkurtër të paktën çdo 45 minuta, shkruan Euronews.
  • Bëni ushtrime: “Qëndrimi i ulur është duhanpirja e re ”, kjo është një frazë e zakonshme mes mjekësh thotë O’Dwyer. “Nuk ju bën mirë të qëndroni ulur gjithë ditën, kjo sjell dhimbje dhe shkakton probleme në sistemin nervor, pasi qëndrimi i përkulur e bën trurin tuaj të mendojë se jeni në një situatë stresuese, çka mund të sjellë edhe rënie të imunitetit”.
  • Gjendja mendore: “Shiheni me pozitivitet që keni punë, është shumë më keq të mos kesh asgjë për të bërë”.
  • Mbështetje: “Mbani kontaktet me njerëzit, të paktën në botën virtuale dhe ofroni mbështetje ndaj tyre”.
In For Culture

Recent Posts

Propozimi amerikan në ’45: Shqipëria të japë Shkodrën e të marrë Kosovën…

“Shqipëria të marrë pjesë nga Jugosllavia e Jugut me popullsi shqiptare dhe ta kompensojë atë…

20 hours ago

Ide për shkrepje fotografish kreative (FOTO)

Fotografitë, si në letër e po ashtu edhe digjitale mund të shkatërrohen. Por emocionet dhe…

20 hours ago

Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut

Shkruan: Haxhi Mehmetaj Nga ky mbishkrim kuptojmë që kemi të bëjmë më një monument varri…

21 hours ago

Hebrenjtë në Shqipërinë e besës

Kastriot Kotoni Popujt e Mesdheut kanë pikëtakimet e tyre të hershme qysh në ngjizjen e…

22 hours ago

Konsumoni 2 mollë në ditë, ja çfarë do ndodh me organizmin

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë ajo është molla. Nuk është ekzagjerim.…

22 hours ago

Keni probleme me tretjen? Ja formula ideale

Konstipacioni, plogështia dhe problemet me stomakun janë shenja paralajmëruese që sistemi tretës nuk po funksionon…

23 hours ago