Lexoni më shumë rreth benefiteve që i sjell agjërimi në trupin e njeriut.

Gjatë orëve të agjërimit kur nuk konsumohet ushqim ose pije, trupi përdorë karbohidrateve (të depozituara në mëlçi dhe muskuj) dhe yndyrë për të siguruar energji pasi të jenë përdorur të gjitha kaloritë nga ushqimet e konsumuara gjatë natës shkruan nutrition.org.uk.

Në varësi të motit dhe kohëzgjatjes së agjërimit, shumica e njerëzve që agjërojnë gjatë Ramazanit do të pësojnë dehidrim, gjë që mund të shkaktojë dhimbje koke, lodhje dhe vështirësi për t’u përqendruar.

Sidoqoftë, studimet kanë sugjeruar që kjo nuk është e dëmshme për shëndetin, me kusht që lëngjet e mjaftueshme të konsumohen pas iftarit për të zëvendësuar ato të humbura gjatë ditës.

Për ata që normalisht do e fillonin ditën me çaj apo kafe, mungesa e tyre gjatë agjërimit fillimisht mund të çoj në dhimbje koke dhe lodhje. Kjo mund të lehtësohet gjatë Ramazanit pasi trupi fillon të përshtatet.

A është agjërimi i mirë për shëndetin?

Disa studime të vogla kanë parë efektin e agjërimit të Ramazanit në faktorë si kolesteroli në gjak dhe trigliceridet (yndyra në gjak) dhe gjetën një përmirësim afatshkurtër.

Gjithashtu, studime tjera kanë zbuluar se njerëzit që janë me mbipeshë – humbasin peshë dhe yndyrë të trupit gjatë Ramazanit./GazetaShneta/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here