Fati i personave të pagjetur vazhdon të mbetet ankthi më i madh,e njëkohësisht edhe plaga më e rëndë e shumë familjeve kosovare,shkruan InforCulture.info

Të pagjeturit janë brenga më e madhe e trashëguar nga lufta e fundit,që cdo vit e më shumë vazhdon të bëhet edhe më e rëndë.

Brenga e dhimbja s`rreshti kurrë për familjarët e 1.644 personave ende te pagjetur për tash e 20 vjet.Ata çdo ditë jetojnë bashkë me dhimbjen,por shpresën se shuan kurrë.Shpresa se një ditë do marrin të paktën një lajm  për më të dashurit e tyre i mban ende në këmbë.

Gati dy dekada që nga lufta çlirimtare dhe vuajtja e nënave Kosovare për bijtë e tyre të pagjetur është po aq e e madhe sa ditën e parë.

Këto nëna ,edhe pse jetojnë me ankth e dhimbje, vazhdojnë t kërkojnë drejtësi e të lusin shtetin që të bëjë më shumë për bijtë e burrat e tyre që .Thirrjet e këtyre nënave nuk mbarojnë kurrë,e do duhej që të ishin prioriteti kryesor i shtetit tonë.

Ato vazhdojnë të mbesin të zhgënjyera se çështja e tyre nuk po merr zgjidhje.

Kemi dëgjuar rrëfime nga më të ndryshmet,rrëfime  tronditëse të familjarëve të personave të zhdukur gjatë luftës së Kosovës,këto rrëfime rrëfejnë më së miri plagën që nuk shërohet kurrë.

Nënë Ferdonija, nënë Nesretja e qindar nënë tjera janë mishërimi i vuajtjes së nënave dhe grave shqiptare të cilave fëmijët dhe burrat u janë të zhdukur akoma. Ato janë të thyera,të zhgënjyera e të mbytura në dhimbje ,por prapë janë të forta. Janë gjithmonë krenare për bijtë e tyre që ua dhanë atdheut. Ato duan veç një gjë, të kenë një lajm për bijt e tyre, ta dijnë veç ku gjinden e t`i sjellin në tokën për të cilën sakrifikuan.

Kjo nënë vazhdon të jetojë me shpresë,e vetme pret cdo ditë lajmin për djemt e saj.

“Unë shpresoj me i gjetë trupat, se për gjallë nuk shpresoj. Unë kam shpresu se thojsha e kishin qu një letër, por mu ka shu shpresa, ama kum heshtë, deri më kanë dhanë lajmin kryqi kuq. Shpresë vec me i varrosë bashkëshortin dhe dy tjerët”-kishte rrëfyer nënë Ferdonije Qerkezi.

“Unë jetoj e vetme, po jetoj me jetën e tyre, fjalët e atyre, në çdo hapë më përcjellin fjalët e djemve e të bashkëshortit, gjithmonë i kam para syve, i shoh gjithmonë që lypin prej nanës. “Abë”, gjithmonë zani i tyre më hin në vesh.”

Po të njejtën dhimbje e ka edhe Nesrete Kumnova ,ajo njihet si një nga nënat më të forta e më këmbëngulëse që vazhdon të kërkojë nga shteti të bëjnë më shumë për birin e saj Albionin.Ajo kishte të zhdukur 6 persona nga familje,por 5 tjerë ishin gjetur të vdekur në një varrezë në Serbi.

“Kam qenë dhe jam nji nanë që s`mun me u nalë kurrë tu kërku, se osht si me ta marrë pjesën e trupit,e mos me dit ku e ki ,asht shumë vshtirë. Jeta n`ankth shumë ë vshtirë.Munohna mu majt se i kam edhe tri çika e bashkshortin,po jeta osht shumë e ranë. Do vazhdoj t`trokas në cdo derë, deri sa t`ma kthejnë mue Albionin”-është kjo një pjesë e shkurtë e rrëfimit tepër prekës të Nesrete Kumnovës.

Ndërsa një nënë tjetër,Tahire Aruqi, me rrëfimin e saj jo vetëm që pasqyron më së miri plagën që vazhdon t`i kullojë gjak për dy djemt e saj të pagjetur, por tregon se sa sakrifikuese janë nënat e të pagjeturve,dhe sa shumë ato e ruajnë pjesën tjetër të familjes nga mërzia.

“Unë kurrë nuk foli, nuk du mi mërzit fmin,tutna po i mërzis e po smuhen,veç rri e kqyri.Kur hijn n`llaf t`luftës dal jasht se sun qqinroj,nuk muj me nejt me qinrue hic,dal iki prej shpije.

Këto nënë janë heroina,bashkë me familjarët e tyre të zhdukur janë dhimbja e pa shëruar e shoqërisë Kosovare./InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here