Në vitin 1972 u publikua përformanca e grupit britanez Pink Floyd në amfiteatrin e qytetit antik të Pompeit në Itali. /InforCulture.info

Pink Floyd: Live at Pompeii është një koncert-film dokumentar i vitit 1972 i drejtuar nga Adrian Maben, ku paraqitet përformanca e rock grupit shumë të njohur britanez Pink Floyd, në amfiteatrin e lashtë Romak të Pompeit, në Itali.

Ky koncert ishte ndryshe nga koncertet e deri at’herëshme që ishin bërë deri në atë kohë, pasi që nuk kishte audience të pranishme, përpos ekipit realizues të koncertit dhe filmit dokumentar.

Pamjet kryesore brenda dhe jashtë amfiteatrit u filmuan përgjatë 4 ditëve të tetorit të vitit 1971, ku u përdorën të gjitha paisjet që ishin përdorur për ndonjë turne të rregullt. Pamjet shtesë u të filmuara në një studio filmike në Paris u bënë në dhjetor dhe u bashkangjitën për publikimin origjinal të filmit në vitin 1972.

Pink Floyd është grupi britanez që në përgjithësi, muzikës i dha një frymë të veçantë. Këngët dhe përformancat e tyre kanë lënë gjurmë të pa shlyeshme në historinë muzikore botërore. /inforculture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here