Categories: KULTURË

”Të Lumet e Malit”,..Zana

Figurë e besimeve popullore shqiptare. Përfytyrohet si një vajzë e bukur luftarake, që u vjen në ndihmë trimave e Dragojve dhe u parathotë të mira e të liga. /InforCulture.info

Zana

Figurë e besimeve popullore shqiptare. Përfytyrohet si një vajzë e bukur luftarake, që u vjen në ndihmë trimave e Dragojve dhe u parathotë të mira e të liga. Ajo ndihmon heronjtë në ndeshjet e tyre me armiq gjithfarësh: ‘’U ka britë Muja Zanavet të veta:/ Po ku jeni, moj probatesha,/ besë të madhe qi më keni pa’ dhanë,/ se ne per së gjalli nuk kem me të lanë.’’ (Grabija e Kunes,v. 101-104, në At Gj. Karma, Folklorë, f. 67.)

Por ngadonjëherë , dhe po i prishe qetësinë në vendin e prehjes apo vendbanimin e saj të përhershëm në pyll, në shpellë, në mrize e burime (M.Tirta, Shtres. Mit. në ep. shqip., në ‘’QFSH’’, 3, f. 198), ajo hakmerret dhe të shkal, të shiton apo të shuplak (shitoftë zanna), apo të kthen në gurë (Muji e tri zanat e malit, Martesa e Mujit dhe zanat). Sikundër Gjarpëri, edhe Zana i shëron njerëzit me barërat e saj. Ajo është zëri I atyrës dhe i ndërgjegjës njerëzore.

Zakonisht, Zanat e malit janë tri. Atributet e tyre janë: dhia e egër, drenusha, dosa e pëllumbi. Pikërisht në këto atribute qëndron dhe fuqia e tyre.

Kështu, dendur shohim se fuqia e tyre qëndron në tri dhi të egra me qime të arta e brirë floriri, të cilat, sipas disa varianteve, kanë nga një pëllumb në bark. Këto dhi të egra jetojnë në një majë mali në kufirin që ndan turkun dhe kaurrin: ‘’Jater qesin nuses e i kallzojn:/ -Tri dhi t’egra ën at majen e nalt,/ Ën megj me Turk ën megj me Kavrr;/ Qi m’i kan qimet tan prej arit,/ Qi mi kan brijenat prej florinit,/ Kush ën dor jato s’muj mej shti,/Me pas kush jato mej zan,/ te tan forca ne ki me na shkuo- (Muji e tri zanat e malit, v. 118-125).

Po u vra njëri nga atributet e tyre, edhe Zanat pëlcasin (M.Tirta, Shtres. Mit. në ep. shqip., në ‘’QFSH’’, 3, f. 198).

Rrallë, Zanat, ‘’të lumet e malit’’, dalin në numrin e dymbëdhjetë: ‘’Qa kish ba ajo zaa e madhe?/ I kish mbledh dymdhet t’lumet e malit’’ (Qetobashe Muja dhe Ulluke Zehaqi, v. 125-126).

Ato plagosen, qajë e pikëllohen. Kur vdes dokush, ato bëjnë gjamë si njerëzit. ‘’Kur vdesin (se edhe ato sipas besimit popullor vdesin), për shtat vjet nuk iu shihet varri dhe pas shtatë vjetësh varri i tyre është si varri i njerëzve të zakonshëm’’ (J.Brahaj, Diskutim…, në ‘’QFSH’’, 3, f. 318).

Është me interest të shënohet këtu se në të gjitha rastet, Zanat shfaqen të veshura me petkat e krahinës ku flitet për ta. Hanë, vallzojnë, këndojnë, ashtu si dhe banorët e asaj krahine. Dhe, për më tepër, krejt si vdektarët e zakonshëm, edhe ato lindin fëmijë. Gjiri i tyre i bën njerëzit teket të fuqishëm M.Tirta, Shtres. Mit. në ep. shqip., në ‘’QFSH’’, 3, f. 198).

Nga majemalet ku besohej se jetoni Zanat, ai që përmendët më herët është maili I Lisnjës, në afërsi të qytetit mesjetar të Shasit. Në një dorëshkrim (Dulcigno second l’antica descrizione) të parapushtimit turk, shkruar nga një autor anonym, dhe që tani ruhet në bibliotekën e Fretërve Franceskaë në Raguzë (me nr. 410 (289), lexojmë këtë shënim: ‘’Vi sono appo questo citta (detta Sciassi – A. Q.) laghi, caverne, fontane salse et il monte Lisigna asprissimo, et di velenose herbe copioso e di femine (vile) incantatrisi habitation.’’

Në krujë dhe në të gjithë zonën e Veriut, ekziston besimi se po që se ndokujt I bëhet sikur një zë e thërret në emër, po kjo të mos jetë e vërtetë, atëherë e paska thirrur Zana. ‘’Këtij zëri ai nuk duhet t’i japë përgjegje, se përndryshe do të vdesë.’’(Cabej, Stud. Gjuh., V, f. 149)

Gjuhtarët kërkojnë burimin e emrit të Zanës te Diana, hyjnesha romake e hënës dhe e gjahut. Por, si Diana ashtu edhe Silvani, në harkun e Trajanit në Benevento, dalin si përfaqsues të Ilirisë. Cabeji (Stud. Etim., Vll, f. 286) thotë se Diana nuk është vecse interpretio latina e një hyjnie më të lashtë ilire dhe konkretisht, Thanës, që del në shumë mbishkrime ilire në anët e Bosnjës dhe të Kroacisë.

Quhet edhe Zërë, Zarëz-a (shm. –zaraz, -it, arbreshët e Italisë), Mirë (Malësia e Madhe), Shtojzovalle, Shtozorreshta, Shtozote, Këmbëcalë (euf., Gjirokastër), Zarëz/ë-a, Flokëpraruem/e-ja (euf., Plavë, Guci), Munx/ë-a (Z. Serembe: vjershe, 24), Nus/e-ja.

Emri i zanës ka reflektuar edhe në toponimi. Kështu kemi: Mali I Znaës (Velipojë), Maja e Zanave (Gimaj-Shalë), Zana e Miliskaut (Miliska-Pukë), Maja e Zanës, Ndërmaja e Zanës (Rapshë-Hot), Pylli I Znave (Velipojë), Kërshi i Zanave a Logu i Zanave(Isniq-Pejë), Shpella e Zanës (Toplanë), Lugu i Zërës (Vuno-Himarë) etj. Dhitë e egra, si shoqëruese të Zanave, dalin në toponimet: Panagjyri i Dhivet t’Egra, Qeta e Dhivet t’Egra, ku janë kenë Dhitë e Egra, Ku priten Dhitë e Egra (Toplanë-Shosh, Ganjollë-Dejë, Palaj-Shosh). Dhe meqë zanat shitonin, ky atribut i tyre ka lëë gjurmë edhe në toponimi: Lugu Shitues (Mali i Jushit), për të cilin gojëdhana thotë se =ka qenë banim zanësh e orësh=.

(Shkëputur nga libri ‘’Fjalor i Mitologjisë dhe Demonologjisë Shqiptare – Azem Qazimi’’) /InforCulture.info

InFor. Culture

Recent Posts

Çfarë është sindroma Tourette?

Sindroma Tourette është një problem me sistemin nervor që i bën njerëzit të bëjnë lëvizje…

4 hours ago

Si u shndërrua Athina nga Pellazge në Greke

Straboni na tregon se si e morën grekët, Athinën pellazge! Asnjë provë e vetme nuk…

4 hours ago

Nuk i dini? Ja cilat janë produktet që nuk skadojnë pothuajse kurrë

Ekzistojnë disa produkte që nuk skadojnë kurrë. Ato mund të konsumohen në çdo kohë nëse…

4 hours ago

Shoferi i parë që u dënua me gjobë për tejkalim të shpejtësisë, ja sa km/h po voziste

Walter Arnold ka qenë duke drejtuar makinën “Arnold Benz Motor” Cariage, me 12 kilometra në…

4 hours ago

Çfarë janë Venomet?

Venomet janë e drejta kanunore e përpunuar gjatë shekujve në krahinat e Shqipërisë. Para pushtimit…

4 hours ago

12 foto të frikshme të qyteteve kineze ku nuk jeton asnjë njeri – arsyeja do t’ju befasojë

Në Kinë ekzistojnë qindra qytete që kanë çdo gjë që i nevojitet një jetese moderne…

5 hours ago