Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Si i mbanin frerët e pushtetit fiset Maja?

Arkeologët kanë zbuluar së fundmi, sekretin 1,300-vjeçar të fisit Maja. Kjo, falë teknologjisë moderne që mund të deshifrojë një aspekt të ri të shoqërisë së lashtë, i panjohur më parë. Zbulimi u bënë Coba, një prej qyteteve të lashta më të mëdha në botë. Bëhet fjalë për mënyrën sesi, civilizimet lidheshin me fqinjët e tyre më të vegjël e më të izoluar, për të përparuar kundër perandorisë në rritje, Çiçen Itza.

Studiuesit e Universitetit të Miamit, drejtuar nga Traci Ardren, studiuan një rrugicë të gurtë prej 62-miljesh, që lidhte qytetet e lashta, Coba dhe Yuxana, 13 shekuj më parë, përmes teknologjiaë lazer LIDAR. Duke dislokuar rrezet nga avionët në fluturim të ulët, ata matën masën e largësisë së sinjaleve për të krijuar hartën 3D, të tipareve të fshehura nga ndryshimi i relievit dhe bimësia.

Studimi i kryer nga viti 2014 deri më 2017, identifikoi 8,000 të mbuluara me bimësi dhe ndryshimet në gjerësinë e rrugës. Rruga prej 8 metrash e gjerë, nuk ishte në linjë të drejtë, siç supozohej prej viteve 1930-të, nga matjet me metër e busull.

Dr. Ardren ,thotë në raportin e saj: “Teknologia LIDAR, na lejoi të kuptojmë shumë detaje të panjohurua për rrugën dhe qytetet e qytezat përgjatë saj. Kjo rrugë, nuk lidhte vetëm qytetet Coba dhe Yaxuna, por në zonën mes këtyre qendrave, jetonin mijëra njerëz”.

Studiuesit besojnë, se rruga është ndërtuar nga bastioni në Coba, gjatë luftës për pushtet me fuqinë në ngritje të Çiçen Itza, në shekullin e tetë.

Dr. Ardren, shton më tej: “Mendoj, se ndërtimi i rrugës është motivuar nga rritja e pushtetit të Çiçen Itza dhe aleatëve të tyre. Rruga u ndërtua para vitit 700, teksa qyteti Coba ishte në rritje. Rruga u ndërtua në përpjekjet për të ruajtur pushtetin e saj. Me ngritjen e Çiçen Itza, lindi nevoja për një bastion në qendër të gadishullit. Pra, rruga është një nga tentativat e fundit të qytetit Coba, për të ruajtur pushtetin. /konica.al /InforCulture.Info

InFor. Culture

Recent Posts

Pamje interesante: ‘’Dyluftimet’’ e kuajve të egër (Video)

Përleshjet e kafshëve në botën e egër janë pothuajse shumë të zakonshme dhe jo pak…

6 hours ago

Konvertimi i Shqiptarëve në sllavë: serbë, malazezë e bullgarë

Nga: Adil Fetahu Në katër librat e Gent Ulqinit: “SHQIPËRIA DHE SHQIPTARËT, hulumtime nëpër burime…

7 hours ago

SHKENCAT E DA VINÇIT DHE PROFECITË (2 – NJERIU VITRUVIAN) – Nga S. Guraziu

“…aktiviteti intelektual, manuskriptet e tij janë dëshmi e punës së makinës më të fuqishme mendore…

9 hours ago

SHKENCAT E DA VINÇIT DHE PROFECITË (1) – Nga S. Guraziu

“…aktiviteti intelektual, manuskriptet e tij janë dëshmi e punës së makinës më të fuqishme mendore…

9 hours ago

Ja si dukej pulla e parë postare shqiptare në vitin 1913(Foto)

Pulla e parë shqiptare u emëtua më 1 maj 1913. Ajo është një vulë e…

9 hours ago

Trungu i ullirit nga i cili besohet se janë mbledhur ullinj që nga koha ilire

Është e mundur që duart ilire dikur kanë mbledhur ullinj nga pema në Gjorm të…

9 hours ago