Në kohën e dimrit, dhelprat e Arktikut në shumicën e rasteve gjuajnë prenë e tyre nën borë, dhe udhëtojnë deri në 100km në ditë duke kërkuar ushqim. /InforCulture.info
Gjatë verës dhelpra e Arktikut ushqehet me vezë, të vegjlit e të tjerëve, brejtës, madje ndjekë edhe zogjtë. Gëzofi i tyre ndryshon në për të gjitha stinët e vitit, dhe i jepë një mundesi të mirë që të jetë e kamufluar mirë për të mos u vënë re nga preja e tyre.
Me veshët e saj të gjerë (por të shkurtër) mund ta dëgjojë prenë e saj duke levizur edhe nën borë. Gjatë vjeshtës dhelpra e Arktikut punon shumë për ta ruajtur yndyrën e saj për dimër, dhe shton peshë deri në 50% më shumë.
Dhelpra e Arktikut në dimër kur ushqimi është shumë më i pakët, shpeshherë shkon pas ariut polar dhe ushqehet me atë që mbetet nga preja që ka vrarë ariu. /inforculture.info
Video /BBC