Categories: KËSHILLA

Keni simptoma të lehta të COVID-19? Ja si të kujdeseni për veten dhe njerëzit që ju rrethojnë

Lajmi i mirë në situatën ku ndodhemi është se 80% e rasteve të njerëzve të prekur nga COVID-19 kanë pasur simptoma të një intensiteti mesatar, që do të thotë se për një pjesë të mirë të tyre, simptomat kalohen lehtë në kushtet e shtëpisë.

Lajmi i mirë në situatën  ku ndodhemi është se 80% e rasteve të njerëzve të prekur nga COVID-19 kanë pasur simptoma të një intensiteti mesatar, që do të thotë se për një pjesë të mirë të tyre, simptomat kalohen lehtë në kushtet e shtëpisë.

Në kushtet kur na duket sikur nuk kemi asgjë nën kontroll, e mira e të mirave sipas ekspertëve që të secili prej nesh të formulojë një plan veprimi për një skenar të mundshëm.

Formulo një plan veprimi

Përpilimi i një plani veprimi në rast se prekeni nga COVID-19, është i një rëndësie të veçantë, thuajse jetësore.

Në përpilimin e këtij plani veprimi, është e nevojshme të përfshini: Listën e kontakteve të urgjencës furnizimin me ushqime dhe artikujt e higjenës e të shtëpisë për dy deri në 4 javë Ilaçe, termometër, vitamina, minerale. Tek ushqimet, duhet të siguroheni që të blini:

Oriz, makarona, perime të konservuara ose të ngrira, fruta të thata por edhe të freskëta, perime të freskëta.

Ujë, mjaltë për kollën, xhenxhefil për kollën dhe imunitetin, barnat e nevojshme

Në rastin e ilaçeve, duhet të siguroheni që të keni paracetamolë dhe tretësirat kundër gripit që kanë gjithashtu përmbajtje të tillë.

Nëse jeni azmatikë ose vuani nga sëmundje të tjera, duhet të siguroheni që të keni mjaftueshëm ilaçe për të mbuluar nevojat tuaja deri në një shërim të plotë.

Suplementët inku është një nga mineralet më të mira për organizmin. Pavarësisht mungesës së studimeve shkencore, zinku së fundmi ka marrë shumë vëmendje në betejën kundër simptomave të COVID-19.

Ai rekomandohet të merret kryesisht në formën e karameleve kundër të ftohurës disa herë në ditë.

Vitamina C është e një rëndësie të veçantë sepse mbështet aktivitetin e qelizave të sistemit imunitar.

Veç frutave, këtë vitaminë e gjeni edhe tek xhenxhefili i cili funksionon kundër virozave normale por edhe fuqizon imunitetin dhe qetëson stomakun.

Termometri nuk duhet të mungojë në shtëpinë tuaj, sepse duhet të masni temperaturën dy herë në ditë.

Përveç këtyre gjërave thelbësore, sigurohuni që të keni mjaftueshëm doreza, maska, kartpeceta, solucione pastrimi dhe disinfektimi të shtëpisë, çarçafë dhe ndërresa, të cilat në rast infeksioni, duhet që jo vetëm t’i ndërroni shpesh por edhe t’i lani./AgroWeb

In For Culture

Recent Posts

4 arsyet më të zakonshme përse lulet dhe bimët vyshken, ja zgjidhja për çdo problem

Të kujdesesh për bimët e lulet në vazo duket mjaft e lehtë deri në momentin…

7 hours ago

“Shtëpia e Bardhë”, kur u vendos guri i parë i themelit dhe si u vendos ky emër

Ndërtimi i Shtëpisë së Bardhë nisi me gurin e parë të themelit, më 13 tetor…

7 hours ago

Nëse jeni djegur, ja masat urgjente për të mos mbetur shenja

Nëse aksidentalisht jeni djegur me hekur apo ju është derdhur kafeja e nxehtë, duhet të…

8 hours ago

Njerëzit që braktisën shkollën, por ndryshuan botën!

Një nga çmimet më prestigjiozë, që një person mund të marrë në rrugëtimin e jetës,…

8 hours ago

Mbajeni gripin dhe virozat sa më larg vetes duke shmangur këto gabime në të përditshmen tuaj

Moti i paqëndrueshëm, luhatjet e temperaturave, qëndrimi për një kohë të gjatë në ambiente të…

8 hours ago

Kosova në Ilirikun e vitit 1689

Historiani Jahja Drançolli, ka publikuar një pjesë të hartës së Ilirikut, marrë nga atlasi i…

8 hours ago