6.1 C
Pristina
Tuesday, March 2, 2021
Home Uncategorized 37 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

37 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

NJËZET E NJË TË SHËRUAR DHE TRIDHJETË E SHTATË RASTE ME COVID-19!

Sot më 20 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 353 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e shtatë (37) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti, nëntë (9) raste me vendbanim në Lipjan, tetë (8) raste me vendbanim në Pejë, gjashtë (6) raste me vendbanim në Prishtinë, pesë (5) raste me vendbanim në Skorobishtë-Prizren, katër (4) raste nga Komuna e Podujevës (sipas vendbanimit: dy (2) raste Podujevë dhe dy (2) raste Pollatë), dy (2) raste nga komuna e Zubin Potokut dhe nga një (1) rast vendbanimet: Pjetërshticë-Shtime, Stubëll-Viti dhe Zveçan.

Sot më 20 prill 2020, janë shëruar edhe njëzet e një (21) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej njëqind e njëzet e tre (123).

Nga komuna e Mitrovicës së Veriut janë raportuar dy (2) raste të vdekjes dhe nga komuna e Leposaviqit një (1) rast i vdekjes.

Nga data 08 shkurt deri më 20 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 5.009 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej pesëqind e nëntëdhjetë e tetë (598) raste, ndërsa gjithsej pesëmbëdhjetë (15) raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 6351 kontakte të rasteve.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 20 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 2.467.524 raste të COVID-19 dhe 169.398 raste të vdekjes.

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Përse është e rrezikshme të përdorni iPhone ose Samsung të vjetër?

Përdorimi i një aparati të vjetër celular mund të përbëjë rrezik për ju. Ky është paralajmërimi që japin ekspertët për të gjithë...

Si u zhvendos afresku mrekullibërës “Zoja e Shkodrës drita e Shqyniis” në Romë më 1467

Nga Albert Vataj550 vjet nga dita kur ikona e parë e Pajtores së Shqipërisë, “Zojës së Shkodrës”, u...

Nuh Sahatçia, shkodrani që i ktheu orën kapitenit gjerman pas 30 vitesh, e vërteta e një krenarie

Pastaj njeriu që rrëfen ndalon paksa, si për të mbledhur fillin e kujtimeve. E kemi zënë disi në befasi e me sa...

Dobitë e xhenxhefilit për shëndetin tonë

Xhenxhefili është përbërje e popullarizuar në kuzhinë, sidomos në kuzhinat aziatike dhe indiane.Po ashtu, përdoret me mijëra vite...

Recent Comments