6.1 C
Pristina
Tuesday, January 26, 2021
Home SOCIALE “Ishulli Korona”, ku gjysma e banorëve janë të infektuar me COVID-19

“Ishulli Korona”, ku gjysma e banorëve janë të infektuar me COVID-19

Një ishull i Estonisë, i quajtur Saaremaa, ka marrë pseudonimin nga banorët lokalë si “ishulli i koronës”. Kjo pasi është bërë vatër e nxehtë e koronavirusit dhe njerëzit janë urdhëruar të karantinohen.

Askush nuk mund të ikë apo të hyjë në ishull pa leje. Ekspertët shprehen se numri i të sëmurëve bazuar me popullsinë është më i larti në Europë.

Ata llogarisin që gjysma e banorëve të jenë infektuar nga koronavirusi.

“Situata e infeksioneve me Covid-19 në Saaremaa dhe Kuressare është shumë serioze. Mund të kemi deri në 1 000 persona që do të kërkojnë hospitalizim deri më 20 Prill. Kemi nevojë për ndihmë”, tha doktori Edward Laane.

Saaremaa ka 33 mijë banorë. Një pjesë e të sëmurëve po dërgohen në Estoni për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas specialistëve shkak për përhapjen e koronavirusit janë bërë dy ndeshje volejbolli.

Skuadra lokale udhëtoi një muaj më parë në Milano, ku dyshohet se janë infektuar atje. Më pas, në ishull u zhvillua një ndeshje tjetër ku morën pjesë rreth 1 000 tifozë.

Këtu ka nisur edhe përhapja masive. Ekspertët dyshojnë se shkak për shpërndarjen masive të koronavirusit është bërë edhe një festival.

Në një vend, ku pothuajse gjysma e banorëve janë infektuar, bizneset mundohen që të mbijetojnë online. Supermarketet ua dërgojnë në shtëpi ushqimet personave që porosisin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Ushqimet më të mira kundër bllokimit të hundëve, ftohjes dhe gripit

Nëse jeni nga ata që vuajnë rregullisht nga bllokimi i hundëve dhe e keni shumë të vështirë të rimëkëmbeni nga e ftohura,...

Shurupi i xhenxhefilit- Si ta përgatisni për të trajtuar kollën

Shurupi i xhenxhefilit mund të përgatitet mjaft lehtë dhe të befason me shijen e mirë.Xhenxhefili është ndoshta një...

Sa shqiptarë kontribuan në papatin e shenjtë, nga Klementi XI tek Gjon Françesk Albani?

Fletë pas flete historia na çon, më në fund, tek Papa, që mund ta quajmë me të vërtetë me origjinë shqiptare, për...

Mesjeta shqiptare, sipas dorëshkrimeve e dokumenteve në arkivat kroate

Debatet e shumta të mirëfillta me bazë shkencore, botimet e korpuseve të dokumenteve, analizat studimore dhe librat e shumtë, të botuar që...

Recent Comments