Categories: KËSHILLA

Pija shëruese e tokës: Tre përbërësit magjikë hithra, molla dhe spinaqi, që iu rikthejnë energjinë

Hithra është një nga barishtet më të pasura me vlera në botë.

Konsumi i saj rekomandohet për pastrimin e organizmit, kundër alergjive, për shëndetin e kockave dhe rikthimin e energjisë në organizëm.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, hithra është një burim i shkëlqyer i kalçiumit, manganit, magnezit, vitaminës K dhe proteinës.

Falë këtyre përbërësve, hithra rekomandohet për forcimin e kockave, thonjve, flokëve dhe dhëmbëve.

Si Ta Përdorni Hithrën

Hithra është një barishte e cila nuk të lë kurrë në baltë.

Atë mund ta përdorni në receta të larmishme.

Ju mund të gatuani lazanjë me hithra, salcë për makarona, byrek apo ta kavërdisni njësoj si spinaqi.

Me hithrën ju mund të përgatisni edhe një lëng shumë të pasur që njihet si Pija e Tokës, sugjeruar nga AgroWeb.org.

Kjo pije është e ëmbël dhe freskuese.

Ajo është shumë e pasur me vitamina dhe minerale dhe i jep trupit energjinë e nevojshme për t’ia dalë mbanë gjatë gjithë ditës.

Përbërësit:

Një filxhan çaji me hithra të freskëta

Një filxhan çaji me spinaq

Një banane

Një mollë mundësisht jeshile

2 gota me lëng molle

Gjysëm avokado

Çerek filxhani çaji me gjethe mente ose nenexhiku

Përgatitja:

Lajeni hithrën me ujë të bollshëm dhe më pas futeni në tenxhere që të marrë një valë për 2 minuta.

Kullojeni dhe lëngun ruajeni për çaj, supë apo për të fertilizuar bimët që keni rritur në shtëpi.

Më pas, futini hithrat e valuara në një mikser bashkë me të gjithë përbërësit e tjerë të përmendur më lart.

Përziejini deri sa lëngu të arrijë trashësinë e duhur.

Servireni duke e shoqëruar me një gjethe menteje.

Lëngu i Hithrës

Lëngu i hithrës së valuar është shumë i mirë për të ulur kolesterolin dhe mbrojtur shëndetin e zemrës.

Ai është i pasur me shumë antioksidantë.

Ky lëng rekomandohet të pihet edhe nga diabetikët sepse ndihmon të ulë nivelin e sheqerit në gjak.

Me lëngun e hithrës ju mund të bëni edhe gargarë për të hequr erën e keqe të gojës.

Një gotë në ditë është e mjaftueshme.

In For Culture

Recent Posts

”Lagur me lot, djegur me flagë, Flamur i kuq, flamur i zi” Fan Noli – Hymni i Flamurit

O Flamur gjak, o flamur shkabë,O vënd e vatr’ o nën’ e babë,Lagur me lot,…

1 hour ago

‘’A më tregoni, ku ta gjejmë forcen sot të këndojmë..’’ Jericho – Nëntori i ftohtë

Sot shënon 28 nëntori,në këtë datë në vitin 1912 Shqipëria shpalli pavarsinë e saj dhe…

3 hours ago

Lëngu i qepës/ Zgjidhja ideale për pastrimin e organizmit

Lëngu i qepës është një pije jo shumë e përhapur dhe me shumë gjasë e…

5 hours ago

Mielli i duhur për diabetikët/ Vlerat e semolinës kundër sheqerit të lartë në gjak

Nëse vuani nga diabeti i tipit 2 ose rrezikoheni nga kjo sëmundje, atëherë me siguri…

5 hours ago

Reumatizma – Shenjat dhe trajtimet që funksionojnë

Reumatizma është një sëmundje që prek kyçet, gjunjtë, ijet dhe shpinën. Ajo shfaqet me dhimbje,…

5 hours ago

Kush janë 40 burrat që firmosën Deklaratën e Pavarësisë

Ismail Qemal Bej Vlora/ Ngriti flamurin në Vlorë. Firmosi i pari Deklaratën e Shpalljes së…

5 hours ago