1) E për n’daçi me u baa n’qef, më shkruani edhe rrena, s’dome thane gjaa; veç mjaft qi t’jeen t’madhaja asosh qi na bjen Don Jaku;me qindamija robsh e me mija topash…; pse ashtu, kaloj disa dit n’qeef, si gomari n’anderr. A muert vesht? Mos harroni me na çue lajme luftet, pse ndryshe, per n’m’ardht ëndojherë ujtë t’eme, qe besa, s’keni me m’pasë pshtim.(letra dërguar Ambrozit e Justinit) (tetor 1914)
*
2) Gjatë udhëtimit me vapor për në Amerikë, nga frika: “Nuk laç as Shejt as Shejtnesë pa e mërzitë atë ditë, veç se kusht nuk bana asnje, e jo pse s’ishe në terezië edhe njiqind për nji herë, por pse për sherr, nuk më hiqej meç puna e atij Ulqinakut, qi, tuj u pasë gjetë edhe aj dikuer në hall t’em, i paska pas kushtue Shenkollit nji qiri 20 okësh.- Si more, nji qiri 20 okësh?i thotë një shoq i veti – Hajt ti, i përgjegj aj’ të na pshtojë njihere prej ktij rreziku, se mbasandej sheh puna punën…(Letra e Fishtës dërguar Justinit, nga Njujorku, 11mars 1922)
*
3) Ktej punët sikur i ke lane: makarona e fjalë të mdha, sa me t’u neveritë (Provinçjali, nga Roma, 19.XI.1925)
*
4) Shtatdhjetë e dy vjetë të gjata janë, ç’se Shkollat Françeskane vijanos e gjithmonë të kerdhnesta e në përparim vepruan ktu në Shkoder, mbas programit:
Fe e Atdhe, e mirë me t’huej,
Për pa u ba robt e kurrkujë;
Si shqyptarët në shpi të vet
Të jenë zot e të jenë mbret.
(Fjala e Fishtës nxënësve, me rastin e mbylljes së shkollave të hueja në Shqipëri: kjo Qeveri e jona po i mbyll sod, neper dorë të nji tube muhaxhirësh jugosllavë, të grumbulluar në Ministri t’Arsimit…)
*
5) Të jesh i sigurtë se nuk kanë me e formua, jo, Atdheun burrat mikroskopikë të Shqypnis, të cillët tue u copëtue me njani-tjetrin dhe tue i ba inatet e vogla vetjake çështje kombëtare. Janë mikrobe të vërteta të kombit… (Letër Palit, 15.X.1907)
*
6) ”Shka pra kishte me ba Pali em, në rasë se nuk kishe me pasë ma në botë një Gjergj, qi here mbas here kishte me i shkrua një fjalë miqësore? (2 korrik 1909)
*
7) Shëndetin dhe hirin mundet me ma dhënë vetëm Zoti, emnin e mirë duhet me e krijua vetë (Palit, 5.XII.1909)
*
😎 Flaka e dashnis qi un po të sjelli, ashtë ma e gjatë se bishti i kometes së famshme qi shihet ket vit, e cila është e gjatë 24 milion kilometra…Prandaj, shkrimtari duhet me riprodhue shpirtin e vet në të shkruem. (Palit, 6prill1910)
*
9) Trim i vërtetë asht aj qi din me vuajtë me durim gjithshka qi gjuha ma e keqe mund me thanë kundra tij (Palit, 31 Dhetuer 1910)
*
10) …Nuk kishte me m’u dashtë tjetër përpos me kopjue jetën dhe ndjenjat t’ona, për me ba një kryevepër (Palit i ankohet për gjendjen n’Atdhe, 20. I.1911)
*
11) Nuk ia vlen mundin me kerkue bukuri poetike në vepren t’eme, sepse duhet ma shum me i marrë me mend se sa me i zbulue. Mue më mjafton qi vepra eme ia ka mbrrijtë qëllimit, me msue tue entuziazmue publikun per civilizimin dhe Atdheun (Palit, 12. I. 1912)
*
12) Jam tuj të than, se kam me ba nji përleshje të madhe me Shen Palin, herën e parë kur ta shoh, po kje se ai nuk të ep nji jete të gjatë pa aq shum shqetsime dhe kryeçamje sikurse ka ba deri më tash! (Palit, urim për ditëlindjen-ditës së emrit, 27 qershor 1913)
*
13) ..Tuj shkepue, si politika e botës (Palit, 6 nanduer 1914)
*
14) Më dhemb shum kur shoh kta ushtarë të vorfën qi vuejnë, se tashmë jam aty-aty per me i çue në djall dhe nacionalizmin, dhe atdheun, dhe kulturën dhe ku po di un (Palit, për ushtarët serb që ikin nëpër Shqipëri, për në Korfuz, 15 kallnuer 1916)
*
15) Me më dashtë si gjithmonë dhe me më dashtë fort; sepse ka me ardhë koha, kur s’keni me i shkrue ma Gjegjit, po Gjergjit tand, sepse i dashtuni em, jeta shkon: a e din ti qi mbasneser un baj 45 vjeç! Prej vorrit zor se kam me mujtë me të shkrue, sepse atje poshtë është errsi dhe masandej mungon edhe letra! (Palit, 21 tetuer 1916, i bënë vërejtje se po kalojnë muajë pa i shkrua letër).
*
16) Kena fillue me botue nji gazetë, për me rifomue boten; me sjellë të mira e të vërteta për Kishën dhe kombin t’onë. (Palit,10.12.1916)
*
16) Fjalia se është Zoti qi kujdeset për fatet e popujve; kjo frazë është klishe e vjetër, por asht gjithmonë e ngushllueshme …- Kur sod dentisi më ka hjekë dhambin t‘em të dytë, më dukej se po i shifshe yjet nepërmjet tavanit.(Palit, 17.IV.1919)
*
17) Nuk e di se ku e kam kryet, prej lajmeve alarmuese qi na vijnë prej jashtë (Palit, 7.X.1921, kur kërcënohej shuarja dhe ndarja e Shqipërisë)
*
18) Mue m’ka ardh në maje të hundës, tue kenë në mes t’asaj turme njerëzish të trashë (Palit, 17.X.1921, kur Fishta ishte deputet)
*
18) Vizita eme në Vashington ka pasë si rezultat njohjen e Shqypnis prej Shteteve të Bashkueme të Amerikës. Të gjitha përpjekjet e maparshme prej Qeveris t’onë dhe “Vatra’-s nuk kishin pasur kurrnji rezultat. Unë ia kam dalë…falë ndërmjes së senatorëve katolikë…(Nga Parisi,16.9.1922)
*
19) Porsa ta marrësh letren t’eme, ke me hjekë kapelen t’ande dhe, i ktyem kah ShkodRa, ban një përkulje të thellë! (Palit, 11 janar 1931)
*
20) Kush e din se cilla mundet me kenë arsyeja, qi nuk m’shkruan ma as letra të bukura as të shemtueme. Sigurisht qi nuk është pritesa për me shkrue letra; kjo mundet me u thanë për mue, por jo për ty….Edhepse nuk e meriton po të dërgoj një puthje të madhe prej atyre ma kumbuesevet. –Krejt i yti, Gjergji (Palit, 7 fruer 1932)
*
21) Ket nder ta kërkoj në emen të miqsisë t’onë tridhetvjeçare të trazueme, nervoze, inatçore, me grindje vërtetë, por e panderprerë kurr… kishe me ba ma mirë mos me m’shkrue, se sa me m’shkrue letra të cungueme… kjo është një leter në çdo aspekt dhe jo pra si letrat e tueja gjysëmfaqe, dhe pastaj çfarë lloj faqesh se? (Letër e gjatë, Palit, nga Roma, 24 shtator 1934)
*

22) Turhan Pasha, po të mos ishte kaq i moshuem, kishte me kenë shum i përshtatshem për kryeminister. Aj asht nji person shum i mireedukuem dhe besnik. Un e vlersoj shum. Nuk asht batakçi. Por, shqyptaret e tjerë janë vërtet për me i mshirue. Janë në Parrigj kto dërgata shqyptare: 1) Turhan Pasha; 2) Esat Pasha, 3)Halit Pasha për shqyptart e Konstantinopolit; 4) Erixon per ‘Vatren’, 5) Mihajl Grameno per partin politike te shqyptareve amerikenë, 6)Pandeli Vangjeli per shqyptart e Rumanis. Të gjith punojnë ne menyre të pamvarun njani prej tjetrit (Vinçencit, nga Parigji, 17 prill 1919, në Konferecën e Paqes).

**)Njexrrë nga LETËRSHKEMBIMI (i Gjergj Fishtës), pa ndërhyrje në drejtshkrim; lexoni me vëmendje pikat: 1, 2, 3, 12, 13, 15, 19, 20, 21, dhe shihni një humor të hollë të Fishtës, që përdorte në letrat e tij, dërguar mikut më të ngushtë At Pal Doda.
Adil Fetahu (27.X.2021)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here