Categories: SOCIALE

Mëso ta dallosh lehtësisht Covid-19

Është e natyrshme, që njerëzit të shqetësohen sa herë që ndiejnë një gërricje në fyt ose në fillimet e një kolle të keqe.

Ndërsa koronavirusi është sigurisht diçka që duhet të merret seriozisht, shanset që çdo person ta marrë janë ende të ulta. CNN bisedoi me Dr. Greg Poland, profesor i mjekësisë dhe sëmundjeve infektive në Klinikën Mayo dhe drejtor i Grupit të Kërkimeve të Vaksinave të Klinikës Mayo, për diferencën midis alergjisë tipike, simptomave të ftohjes

ndikojnë në hundë dhe sy”,- thotë Poland. “Shumica e simptomave janë të lokalizuara në kokë, përveç nëse gjithashtu përjetoni një skuqje.”

Simptomat e koronavirusit dhe gripit kanë tendencë të jenë më sistemike. Ato prekin të gjithë trupin.

“Gripi dhe koronavirusi i ri ndikojnë dhe në sistemet e tjera dhe në sistemin e frymëmarrjes”,- thotë Poland. ”Ju, me siguri, nuk do të keni një hundë që rrjedh, por ajo që mund të keni është një dhimbje e fytit, kollë, ethe apo gulçim. Pra, është një diagnozë klinike krejtësisht e ndryshme.

Kushtojini vëmendje temperaturës: Poland thotë se nuk ka shumë mundësi që alergjitë të sjellin ethe. Zakonisht, nuk shkaktojnë gulçim, përveç nëse keni një gjendje ekzistuese si astma.

Simptomat e alergjisë ndodhin rregullisht dhe zakonisht janë të buta

Nëse keni pasur të njëjtat simptoma rreth së njëjtës kohë, vit pas viti, me siguri po përjetoni alergji sezonale.

“Nëse keni një rast të koronavirusit ose gripit, do të ndiheni aq të lodhur sa do të duhet të qëndroni në shtrat”,- thotë Poland. “Alergjia mund të bëjë që të ndiheni të lodhur, por nuk do të shkaktojë dhimbje të forta të muskujve ose nyjeve.”

Simptomat e buta të gripit zakonisht ikin vetë. Me sëmundje normale, do të filloni të ndiheni më mirë me pushim dhe kujdes të duhur brenda disa ditësh (përveç nëse jeni të moshuar ose keni komplikime të tjera shëndetësore, në këtë rast edhe simptomat e buta mund të zgjatin më shumë).

Simptomat e koronavirusit dhe të gripit mund të përkeqësohen me kalimin e kohës. Nëse keni një rast të keq të gripit ose koronavirusit, mund të përkeqësoheni kur prisni të përmirësoheni. Kjo është një shenjë për të kërkuar kujdes mjekësor.

Simptomat e hershme të alergjive, të ftohtit, gripit dhe koronavirusit mund të jenë të ngjashme. Fatkeqësisht, thotë Poland, fazat fillestare të ftohjes, gripit dhe koronavirusit mund të jenë shumë të ngjashme. Kjo është arsyeja pse duhet t’i kushtoni vëmendje për të parë nëse simptomat tuaja vazhdojnë, veçanërisht nëse jeni në një grup në rrezik.

Rastet e koronavirusit zakonisht kanë një kontekst.

Poland thotë se çdo mjek është i detyruar t’ju bëjë disa pyetje kontekstuale, si:

A keni udhëtuar kohët e fundit, dhe nëse po, ku?

A keni pasur njeri në shtëpinë tuaj ose a keni pasur shok pune ose shok shkolle që kanë udhëtuar? Ku kanë shkuar?

A keni pasur ndonjë në shtëpinë tuaj nga zona ku shpërthimi është më i përqendruar?

A keni qenë në një anije lundrimi?

A jetoni afër një zone ku ka një shpërthim?

Vetëm se nuk është koronavirus, nuk do të thotë se nuk është serioz

“Në muajt e fundit, 30 milionë amerikanë janë infektuar me një virus”,- thotë Poland. “Rreth 300 deri në 500 mijë prej tyre ishin aq të rëndë sa duhej të shtroheshin në spital, dhe rreth 30,000 prej tyre vdiqën. Ishte virusi i gripit.

Problemi me gripin është se jemi mësuar kulturalisht me të dhe nuk na bën më përshtypje.

Në bazë të diferencave statistikore në numrin e vdekjeve gripi është më shumë prevalent dhe ka më shumë gjasa të jetë më shumë problem për një person normal. CNN/

In For Culture

Recent Posts

Foto e rrallë: Momenti kur Adolf Hitler i shpallë luftë Shteteve të Bashkuara (Foto)

Pas sulmit japonez në Pearl Harbor, Gjermania ka ndjekur shembullin e tyre duke i shpallur…

9 hours ago

Pesë mitet rreth bombës atomike të Hiroshimas

Nga Gregg Herken “Washington Post” Në 6 gusht të vitit 1945, Shtetet e Bashkuara hodhën…

9 hours ago

Në këto vende të botës, asnjë turist nuk lejohet të shkelë. Arsyet interesante!

Ja disa nga vendet më të njohura dhe misterioze ku askush nuk shkon asnjëherë. Duket…

10 hours ago

Lambertz: “Historia e vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar, vetëm kur ajo do të shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve”

23 thënie që të huajt i kanë shkruar për prejardhjen e shqiptarëve -Nikolla Jorga: “Populli…

10 hours ago

E vërteta e shtëpisë më të veçuar në botë(Foto)

Mbi një ishull të largët, në arkipelagun e Vestmannaejarit, pranë brigjeve jugore të Islandës, ndodhet…

10 hours ago

SPATA / SHPATA Qyteti mesjetar i emëruar nga Gjin Bua Shpata !

Shkruan Shqipe Hoxha. Since the Middle Ages, Spata has been inhabited by Arvanites. The town…

11 hours ago