“WhatsApp” mund të konsiderohet si aplikacioni më i përdorur në të gjithë botën. Përdoruesit e tij shtohen dita-ditës dhe kompania gjithmonë përpiqet që t’ju përshtatet kërkesave të tyre. Prej disa kohësh kompania ka vendosur opsionin e fshirjes së një mesazhi, të cilin pendohesh që e ke dërguar dhe mendon se personi tjetër nuk do e shohë. Por, jo.
Ekziston një mënyrë që ai mund ta lexojë pas disa kohësh.
Për të gjithë ju që dëshironi të ktheni në telefonin tuaj bisedat e vjetra që i keni fshirë, “Android Central” ju tregon një mënyrë shumë të thjeshtë. Mjafton të fshini aplikacionin dhe ta shkarkoni përsëri. Pasi e shkarkoni do ju dalë një opsion “Backup” mjafton të klikoni aty dhe mesazhet do të rikthehen nga e para.
Në këtë mënyrë fshirja e mesazheve nuk është aspak e sigurtë, kështu që mendohuni mirë para se të shkruani diçka.