Situata aktuale me COVID-19 ka ndryshuar thuajse rrënjësisht jetën e secilit prej nesh pa dallim,shkruan InforCulture.Info

Në mbarë botën po bëhen thirrje për të qëndruar në shtëpi me qëllim të ruajtjes së shëndetit dhe parandalimit në masë të madhe të COVID-19.

Qëndrimi në shtëpi padyshim që është gjëja më e mirë që mund të bëjmë në këtë periudhë, mirëpo kjo gjë ka ndikuar negativisht tek kafshët pa pronarë, dhe shpezët e ndryshme.

Mosdalja e njerëzve në parqe,rrugë,sheshe e gjetiu,mbyllja e restorantve e lokaleve ka bërë që kafshët ta kenë të vështirë të gjejnë ushqimin e tyre, pa të cilin vështirë që do e sigurojnë mbijetesën,transmeton Inforulture.info

Për këtë problematikë ka reaguar grupi vullnetar “Të bashkuar për kafshët-United for Animals” ,duke bërë thirrje tek qytetarët që të gjenë mënyra për t`ua siguruar pak ushqim kafshëve dhe shpezëve.

Ata kanë theksuar se secili prej nesh mund të lëmë mbetjet e ushqimit tonë ,mbetje të cilat mund të jenë ushqimi që do shpëtojë shpezët apo kafshët.

Poashtu ky grup përmes rrjetit social Facebook ka kërkuar vullnetarë që do ndihmonin në menagjimin e situatës së qenve endacakë në Prishtinë.

Ndërkohë edhe qytetarët kanë vazhduar të publikojnë fotografi e video duke ushqyer qentë endacak dhe macet e rrugëve.

Secili prej nesh le t`i bashkangjitemi thirrjes së grupit “Të bashkuar për kafshët” dhe të kontribojmë në ushqyerjen e kafshëve në mënyra të sigurta komform të gjitha rregullave dhe kufizimeve aktuale.

Të mbrojmë vetën dhe të ushqejmë kafshët!/InforCulture.Info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here