6.1 C
Pristina
Sunday, January 23, 2022
Home KULTURË Si uronin arvanitët?

Si uronin arvanitët?

Kënga e kolendrave në dialektin arvanit, e botuar për herë të parë në revistën “Besa”, organ i Lidhjes Arvanite të Greqisë 1982-2004.

Tabloja ilustruese titullohet ”Kolendra”(1872) dhe i përket autorit me origjinë arvanite, Niqiforu Lutro, piktor i shkollës së Mynihut në pikturën greke të shekullit të XIX.

Kolendrat janë këngë popullore urimi që i këndonin fëmijët e vegjël, në vigjiljen ë festave të mëdha fetare, si Krishtlindjet, apo edhe para Vitit të Ri. Ata shkonin shtëpi më shtëpi duke uruar shëndet dhe mbarësi.

Kolendarët që shkonin në grup, gostiten nga të zotët e shtëpisë me ëmbëlsira, fiq të thatë, arra, portokalle etj.

Viti i Ri

Nji djalopul
ndë derë rri
Jo bre ti
Isht viti i ri.

Hapeni derën
Të hinj,
me plot duart
të na vinj

Çi na sole
Viti i ri?
Shumë shëndet
e dashuri,

Po su sola
Edhe para
Edhe ça
rroba të ra.

Edhe mot
edhe mot
edhe mot
Me duart plot.

Një urim në gjuhën shqipe për vitin e ri 1901 dhe urimi për vitin e ri 1903 nga Shoqëria e Shqiptarëve për mësim ‘’Dëshirë’’, në Sofje të Bullgarisë.

Moti i ri 1901

Motin e ri për shume vjet,
Ne e presim me gëzime,
Të mira shumë sjellt sivjet,
Qoftë me shumë fitime.

Me shëndet e jet të gjatë,
Gjith bijtë e Shqipërisë,
Sjellt bereqet e drithë,
Dhe shkolla te diturisë,

Shkolla me gjuhën tonë,
Të mbushet tërë Shqipëria,
Zot i madh siç e ka thënë,
Në gjithë librat e tija.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Kështu dukej veshja luftarake Ilire(Foto)

Inforculture.info ju sjellë një fotografi në të cilën shihet veshja të cilën luftëtarët Ilirë e përdornin në luftë Siç...

A e dini pse taksitë kanë ngjyrë të verdhë?

Saherë që keni thirrur taxin për të ju ndihmuar të shkoni më shpejt juve mbase edhe nuk iu ka interesuar të merreni...

Të gjitha të pathënat: Dëmet që i shkakton koronavirusi trupit

Pandemia solli ndryshime edhe për ata që nuk u infektuan, duke shkaktuar ndryshime të mëdha në trupin tonë, nga rënia e flokëve,...

Gjuha shqipe jehon në Netflix

“Arbëria” është një ndër filmat e rinj që liston platforma Netflix. Ndonëse produksioni i këtij filmi ka përfunduar në fund të vitit...

Recent Comments