6.1 C
Pristina
Monday, January 18, 2021
Home SOCIALE Studimi i fundit vë në pikëpyetje efektin e masave kundër Covid-19

Studimi i fundit vë në pikëpyetje efektin e masave kundër Covid-19

Një hulumtim i publikuar në fillim të prillit, ka vënë në pikëpyetje efikasitetin e maskave kirurgjikale dhe atyre të thjeshta, në mbrojtjen nga infektimi me koronavirus, shkruan Medical News.

Në hulumtime të bëra me qëllim të zbulimit të metodave të reja për ngadalësimin e përhapjes së virusit Covid-19, hulumtuesit dhe zyrtarët e shëndetit publik nga e gjithë bota, janë duke debatuar për çështjen se a duhet vendosur maskat mbrojtëse apo jo.

Në guidat e Qendrës për Kontrollim dhe Parandalim të Sëmundjeve, njerëzit duhet të mbajnë maska, sidomos në vende publike. Zyrtarët mjekësorë të kësaj qendre gjithashtu i kanë inkurajuar njerëzit, që të përdorin maska të krijuara vet, në mënyrë që ato kirurgjikale të jenë të mjaftueshme për stafin mjekësor.

Në studimet e mëparshme është vërtetuar, që maskat kanë efekt në parandalimin e përhapjes së virusit, I cili bartet zakonisht përmes teshtitjes dhe kollitjes. Mirëpo, studimi I fundit i publikuar në revistën “Annals of Internal Medicine”, sugjeron që as maskat kirurgjikale dhe as ato të thejshta nuk mund ta ndalojnë përhapjen e koronavirusit.

Ky hulumtim I bërë nga shkencëtarët e Universitetit Ulsan në Korenë Jugore, kishte përfshirë një grup pjesëmarrësish të infektuar me Covid-19. Gjatë eksperimentit të bërë, është vërejtur se kur këta persona kishin teshtitur, spërklat nuk ishin parë vetëm në sipërfaqen e brendshmë të maskës, por ato kishin arritur të dilnin edhe në sipërfaqen e jashtme të saj.

“Ne bazë të eksperimentit tonë, ne kemi vërejtur një kontaminim edhe më të lartë të virusit në sipërfaqen e jashtme të një maske se në atë të brendshme”, thanë autoret e këtij hulumtimi. Ai tha se në këtë studim, është parë që këto maska nuk arrijnë t’a bëjnë filtrimin e duhur të virusit.

Prandaj, duke u bazuar në këtë hulumtim, autorët kanë konkluduar se as maskat kirurgjikale dhe as ato të thjeshta nuk kanë efekt në parandalimin e infektimit me koronavirus.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Fshati në Shqipëri që nuk i ‘njeh’ paratë

Pamundësia ekonomike dhe infrastruktura ka bërë që fshati Orenjë i Librazhdit të mbetet i izoluar nga pjesa tjetër e zonës.

Qyteza gjermane ku qiraja është vetëm 1 euro

Fuggerei, është një qytezë e cila ndodhet në Gjermani dhe duket si idealja për çdo njeri i cili kërkon të nisë një...

Borë në shkretëtirë, pamje mahnitëse nga Arabia Saudite

Ndërsa janari është muaji i borës dhe i akullit në shumë pjesë të botës, shkretëtirat në Afrikë dhe në Lindjen Mesme bëjnë...

Kafe për flokë të shëndetshme

Kafeja është një burim i shkëlqyer ushqyesish dhe antioksidantësh të cilët i bëjnë mirë jo vetëm lëkurës por edhe flokëve.

Recent Comments