6.1 C
Pristina
Sunday, February 28, 2021
Home KËSHILLA Vaj ulliri dhe aloe vera për një lëkurë të shëndetshme

Vaj ulliri dhe aloe vera për një lëkurë të shëndetshme

Aloe vera dhe vaji i ullirit janë dy përbërës mjaft të shëndetshëm për lëkurën. Aloe Vera ushqen dhe pastron lëkurën ndërsa vaji i ullirit është  i pasur me vitaminat E, A, dhe K që janë shumë të dobishme për organizmin. Duke bashkuar vajin e ullirit me xhelin e aloe verës ju mund të prodhoni një solucion ushqyes për lëkurën.

Përgatitja

Për këtë ju nevojitet një gjethe e madhe e aloe verës dhe dy lugë gjelle me vaj ulliri. Përzieni xhelin e brendshëm të gjethes me vajin e ullirit në mikser dhe kremin përdoreni çdo mëngjes dhe në mbrëmje. Ky krem krejt natyral do t’i japë lëkurës shkëlqim dhe elasticitet.

Vlerat e tjera të Aloe Verës

Aloe Vera ka vlera të fuqishme në betejën kundër baktereve, virozave dhe mykut. Këto veti e bëjnë këtë bimë të dobishme në pastrimin e organizmit nga toksinat dhe në fuqizimin e sistemit imunitar. Kjo bimë e mrekullueshme, përmban 20m nga 22 amino acidet esencialë për të cilat ka nevojë organizmi i njeriut, por edhe acid salicilik që lufton inflamacionin dhe bakteret.

Aloe vera forcon sistemin tretës dhe ofron një alternativë të shëndetshme për ata që vuajnë nga artriti. Mënyra më e rekomandueshme është që të pini lëngun e bimës, të cilën mund ta rrisni vetë në shtëpinë tuaj.

Xhelin e përgatitur mund ta përdorni dhe në ushqim e në lëngjet tuaja të frutave. Rezultatet janë mahnitëse./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Simptomat e para të migrenës

Njerëzit e klasifikuar si obezë janë më të rrezikuar nga episodet e përsëritura të migrenës.Këtë e thotë një...

Rruga e Kavajës, 1940(Foto)

Përzier, kujtesë dhe nostalgji…

Duel shumë interesant midis Leopardit dhe Formulës, shikoni kush fiton! (VIDEO)

Një super garë është zhvilluar në pjesët e largët të Afrikës.Makina e garave Formula Uno-s ka garuar me...

Henri Braisford: “Në Maqedoni, vetëm shqiptarët janë popull autokton”

Disa citate të zgjedhura për shqiptarët:Maurico Druon, sekretar i Akademisë frënge: “Shqiptarët i...

Recent Comments