Gazetari i njohur Marin Mema është bërë shkak që të ndërtohet kompleksi përkujtimor i Betejës së Mashkullores pranë Gjirokastrës, ku çeta e Çerçiz Topullit dhe Mihal Gramenos i bënë ballë ushtrisë osmane në vitin 1908. Edhe pse një vend i tillë historik duhej të shihej me më shumë vëmendje nga ana e Ministrisë së Kulturës, ka qenë iniciativa e Marin Memës ajo që ka ndryshuar gjithçka.

I gjithë investimi ka kushtuar 2.1 milionë lekë, gjë që tregon se sa punë mund të kryheshin nëse paratë do të shkonin dhe do të përdoreshin aty ky duhet. Gjatë ceremonisë së inagurimit, Mema ka falenderuar të gjithë dhuruesit që bënë të mundur realizimin e këtij projekti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here