Nëse jeni duke qëndruar në Gjermani pandemia nga koronavirusi duket të jetë jo shumë serioze, në krahasim me Italinë apo ShBA-të. Niveli i vdekshmërisë në Gjermani është 1.5%, ndërsa në Itali është 9.5.

Mirëpo pse duket se koronavirusi sjellë më shumë vdekje në disa vende në krahasim me të tjerat?

Përgjigja e kësaj dileme, sikurse vet situata e koronavirusit duket të jetë shumë e komplikuar. Mirëpo sipas ekspertëve, kjo ka të bëjë me disa faktorë dallues siç është: numri i testeve të bëra, niveli i shëndetësisë, mosha mesatare e popullit dhe reagimi i shteteve ndaj kësaj gjendjeje.

Testimi

Është një nga faktorët kryesorë në percaktimin e vdekshmërisë në një shtet. Një shembull tipik I rëndësisë së këtij faktori është vdekja e tre anetarëve të një spitali në Itali, të cilët edhe pse çdo ditë të rrezikuar, nuk kishin bërë asnjë test të koronavirusit. Kanë ndodhur shumë raste të tilla në Itali dhe në shumë vende të tjera të Evropës, ku si shkak I mungesës së testimeve kanë humbur jetën shumë njerëz, të cilët as nuk e  kanë ditur që e kanë sëmundjen. Gjithsesi, ekizstojnë disa definicione të ndryshme mbi shkallën e vdekshmërisë. Kështu, disa shkencëtarë e definojnë si numrin e vdekjeve në mesin e njerëzve me simptoma serioze apo të hospitalizuar,  ndërsa disa të tjerë shkallën e vdekshmërisë e definojnë si numri i të vdekurve në krahasim me numrin total të infektuarve, pavarësisht seriozitetit të simptomave.

Përgjigja e masës ndaj pandemisë

Në Korenë Jugore, që në fillimet e pandemisë zyrtarët I kanë bërë thirrje hulumtuesve mjekësorë dhe kompanive farmaceutike që të krijojnë një numër sa më të lartë të testeve të koronavirusit, në mënyrë që të testohen sa më shumë njerëz. Gjatë kësaj situate, njerëzit ishin këshiluar që pavarësisht se gjendja ende nuk ishte serioze, të izoloheshin. Nga ana tjetër, Italia ka bërë një reagim të vonshëm dhe të ngadalshëm ndaj situatës, prandaj është duke u përballur me pasojat.

Mosha mesatare e popullsisë

Në Gjermani, ekspertët besojnë se personat që janë të infektuar me koronavirus, janë të moshës më të re, prandaj edhe shkalla e vdekshmërisë eshtë më e ulët. Krahas moshës, besohet se në Gjermani luan rol edhe shëndeti I njerëzve, nga ana tjetër  New Orleans, është një nga shtetet me numrin më të madh të personave obezë dhe me sëmundje të zemrës, prandaj ka një numër të lartë të vdekjeve dhe të infektuarve nga COVID-19.

Sistemi shëndetësor

Tanimë dihet, se sistemi shëndetësor, spialet dhe stafi mjekësor ka një rol kyç në luftimin e kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse. Sipas statistkave, ekziston një dallim I madh në mes të numrit të personave të infektuar në vende të varfëra dhe në ato të pasura. Arsyeja e këtij “fenomeni” është pikërsisht sistemi shëndetësor. Shkembull tipik I këtij fenomeni është Gjermania, e cila ka një sistem të avancuar shëndetësor, staf të kualifikuar mjekësor , të cilët kanë ndikuar në numrin e ulët të vdekjeve nga koronavirusi në vend. /Huffpost/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here