Poeti i madh Lasgush Poradeci në videon e mëposhtme rrëfen ndjenjat e tij për Kosovën. Ah sa bukur!

Kush është lulja në Ballkan
Që bota i ka sevdanë
Kosova që s’njeh sulltan
Plot difë e kapedanë.
Të sedrës e me shpirt krenar
S’durojnë cen a dhunë
Tregojnë gjoks në sulm e zjarr
Si shkaba në furtunë.
Kosova që bën sulm në zjarr
Posi dragoj me fletë,
Siç bënte sulm ngadhërimtar
Gjergj Kastrioti vetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here