Përderisa në vendet e tjera të botës, pemët dhe objektet e vjetra ruhen dhe mbrohen me një fanatizëm të madh , një kompani ndërtimi e cila po kryen disa punime prapa stadiumit “Riza Lushta” në Mitrovicë kanë nxjerrë plepin thuajse 100 vjeçar që ndodhej aty ,shkruan InforCulture.Info
Plepi ishte i vjetër ,ndoshta sa gjenerata më e vjetër e mitrovicasve, dhe si i tillë do duhej të trajtohej ndryshe dhe së paku të kërkohej leje për largimin e tij.
Plepi gjigand ani pse nuk kishte vlerë materiale ,do duhej të konsiderohej si një “symbol kujtese” që i kishte rezistuar kohës .
Gjeneratat e vjetra,por pa dyshim edhe ato të rejat të qytetit të Mitrovicës e kishin si pikë referuese vendin afër plepit të vjetër,dhe padyshim që secili që ka kaluar së paku një herë nga stadium :Riza Lushta” e mban mend atë.
Plepi ishte një gjurmë e gjeneratave të vjetra,dhe plani urbanistik për ndërtim dhe riparim nuk do duhej të përfshinte largimin e tij.
Qytetarë të shumtë kanë ngitur reagime të tye përmes rrjeteve sociale,duke e cilësuar si jo të drejtë largimin e këtij plepi që për secilin kishte një rëndësi të vecantë.
Megjithë reagimet e qytetarëve ,akoma nuk ka ndonjë arsyetim zyrtar për heqjen e tij, duke ditur se drunjtë dhjetëra apo qindra vjecar trajtohen në mënyrë më të vecantë./InforCulture.info





