Categories: Uncategorized

Pse disa njerëz kanë vazhdimisht të ftohtë?

Për temperaturë më të ulët trupore ose për një ndjenjë të tillë subjektive përgjegjëse janë disa arsye të caktuara shëndetësore.

Gjëndra tiroide

Gjëndra tiroide e cila e kontrollon metabolizmin, mund të punojë më ngadalë, e nëse punon me kapacitet më të dobët, kjo pasqyrohet në sistemin e rregullimit të temperaturës së personit të caktuar.

Për të qenë të sigurt që kjo është arsyeja e të pasurit të ftohtë, më së miri është që të konsultohet mjeku kompetent.

Mungesa e hekurit

Mungesa e hekurit gjithashtu mund të jetë shkaktare e ndjenjës së vazhdueshme të të ftohtit. Hekuri është i domosdoshëm për furnizimin e qelizave me oksigjen, të cilin e përdorin për prodhim të energjisë.

“Nëse qelizat nuk prodhojnë energji të mjaftueshme mu për shkak të mungesës së hekurit, sistemi i rregullimit të temperaturës nuk mundet kurrë të “ngrohet” mjaftueshëm.

Mungesa e gjumit

Pushimi dhe gjumi i pamjaftueshëm çrregulloj në sistemin nervor, i cili merr pjesë në rregullimin e temperaturës trupore dhe mund të ketë ndikim në paraqitjen e ndjenjës së të ftohtit./faktoman.com

Para paraqitjes së internetit, njerëzit kanë fjetur mesatarisht nëntë orë, ndërsa tani shumica e njerëzve flenë mesatarisht gjashtë orë e gjysmë dhe atë kur të munden, gjë që nuk është e mirë e as e mjaftueshme për rivitalizimin e organizmit.

Qarkullimi i dobët periferik

Qarkullimi i dobët periferik gjithashtu është fajtor për ndjenjën e vazhdueshme të të ftohtit. Nëse bëhet fjalë për një gjë të tillë, më së shpeshti paralajmëron dhimbja në duar, madje edhe kur personi qëndron vetëm për një kohë të shkurtër në të ftohtë.

Këto probleme shkaktohen për shkak se enët e gjakut tkurren, duke kufizuar qarkullimin në ekstremitete, e veçanërisht në gishtërinj të duarve ku nuk arrin gjak i mjaftueshëm, për shkak të kësaj ato vërshohen, gjë që manifestohet me dhimbje. Për zbutje të këtyre simptomave ilaç i mirë mund të jetë magnezi.

Stresi kronik

Stresi kronik madje edhe në formën më të butë mund të ketë efekt negativ në hipotalamus, i cili, mes tjerash, rregullon punën e gjëndrës tiroide dhe sistemit autonom nervor.

Në këtë situatë vjen deri te ndjenja e të ftohtit, derisa, në anën tjetër, lumturie dhe kënaqësia psikike kanë efekt të kundërt, përkatësisht ndikojnë në krijim të energjisë.

In For Culture

Recent Posts

Fjalimi origjinal i Ismail Qemalit më 28 Nëntor 1912

Me rastin e ditës së Pavarësisë, “Diaspora Shqptare” risjell sot të plotë fjalimin e Ismail…

12 mins ago

480 TË SHËRUAR DHE 639 RASTE ME COVID-19!

1.565 TESTIME, 480 TË SHËRUAR DHE 639 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit,…

19 mins ago

Pse duhet të hani kos në mëngjes? Vlerat fantastike për shëndetin

Kosi është një nga ushqimet e bulmetit më të konsumuara nga shqiptarët. Ai nuk bëhet…

23 mins ago

Jeta e panjohur e Sofokliut

MJESHTRI I TRAGJEDIVE TË LASHTA GREKE... Sofokliu, ishte një dramaturg që jetoi në Greqinë e…

24 mins ago

Njësitë çetnike të Ushtrisë së Mbretërisë Jugosllave kryen gjenocid ndaj 9200 sanxhaklinjve të pafajshëm në shkurt të vitit 1943

Nga Ismet Azizi: Krimi serbo-çetnik në Bihor gjatë kërshëndellave ortodokse! Programin e “Naçertanija” të Ilia…

17 hours ago

Buka më e mirë për rënien nga pesha

Buka është një nga produktet që nuk mungon asnjëherë në shtëpitë tona. Aroma e saj…

22 hours ago